Lideri i administratës ushtarake në Mianmar kritikon vendet që “ndërhyjnë në punët e brendshme”

Lideri i administratës ushtarake që mori pushtetin me grusht shteti në Mianmar, gjenerali Min Aung Hlaing, kritikoi vendet që përpiqen të “ndërhyjnë në punët e brendshme të Mianmarit”.

Në një konferencë për shtyp pas Konferencës së 9-të për Sigurinë Ndërkombëtare ku ai mori pjesë dje në Moskë, gjenerali Hlaing, pretendoi se disa vende ndërhyjnë në punët e brendshme të Mianmarit me arsyetimin për “demokraci dhe të drejta të njeriut”. Hlaing tha se kundërshton kritikat ndërkombëtare kundër administratës ushtarake të Mianmarit dhe se objektivi i vetëm i administratës ushtarake është që të sigurojë stabilitetin politik në vend.

Në fjalimin e mbajtur në Konferencën e 9-të për Sigurinë Ndërkombëtare në Moskë, Hlaing, kritikoi qeverinë e ish-lideres dhe ministres së Punëve të Jashtme, Aung San Suu Kyi. “Qeveria e mëparshme është tallur me demokracinë duke bërë mashtrime në zgjedhje. Për shkak të këtij mashtrimi na u desh të ndërmarrim hap për të risjellë demokracinë dhe meritën”, theksoi Hlaing.

– Grusht shteti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Punëve të Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Deri tani mijëra protestues janë arrestuar dhe 877 persona kanë humbur jetën si pasojë e ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë ndaj protestuesve kundër grushtit të shtetit dhe grupeve kryengritëse.

Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë në arrest.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *