Lideri i Koresë së Veriut pranon se vendi i tij është në situatë të vështirë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un tha se vendi i tij është në situatë të vështirë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, karantina dhe problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

Siç njofton agjencia e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, Kim gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e sekretarëve të Partisë Laburiste të Koresë që e udhëheq vendin tha se “vendi është përballë shumë vështirësive” dhe “se është duke kaluar në kushte shumë të vështira që nuk janë parë deri më tani”.

Ai kërkoi nga sekretarët, përgjegjës të grupeve punëtore prej 5 deri 30 personash, që të kontribuojnë në rritjen e standardit të jetesës së popullit “kundër kësaj situate të vështirë”.

Ndërkohë, zyrtarët e Koresë së Veriut kanë njoftuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) se në vend nuk janë regjistruar raste me COVID-19.

Përfaqësuesi i OBSH-së për Korenë e Veriut, Edwin Salvador ka thënë se që nga fillimi i pandemisë e deri tani në të gjithë vendin janë kryer 23.121 testime prej të cilëve 732 në periudhën 26 mars – 1 prill dhe se të gjitha rezultatet e testeve janë negativë.

Sipas këtij pretendimi, Koreja e Veriut është i vetmi vend me asnjë rast pozitiv të COVID-19 në botë deri më sot.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *