Lideri i opozitës në Australi i drejtohet 18 herë me “zoti” nënkryetares së kuvendit

lideri i opozites ne australi i drejtohet 18 here me zoti nenkryetares se kuvendit
lideri i opozites ne australi i drejtohet 18 here me zoti nenkryetares se kuvendit

12:46 16/12/2022

Lideri i opozitës në Australi, Peter Dutton gjatë seancës parlamentare të së enjtes i drejtohej nënkryetares, Sharon Claydon si “zoti kryetar”.

Ndonëse Claydon e rikujtoi se ajo nuk është “zoti kryetar”, Dutton pasi e korrigjoi vetëm një herë, vijoi t’i referohej në të njëjtën mënyrë më pas.

Peter Dutton: Asgjë më keq, zoti kryetar, se sa ky njeri këtu. Dhe zoti kryetar, ai po e çon këtë qeveri dhe  këtë vend drejt një rruge qorre, zoti kryetar. 

Sharon Claydon: Do ju ndërpres. Vazhdoni të më thërrisni zoti kryetar dhe e kam lënë të vijojë gjatë. Ju duhet të përdorni titullin tim korrekt dhe po ashtu kur i drejtoheni anëtarëve të tjerë.

Peter Dutton: Kjo është shumë e drejtë, zonja nënkryetare dhe më falni që nuk ju jam drejtuar me titullin e duhur.

Ndonëse u duk se mbaroi këtu, Dutton e përsëriti sërish të njëjtën gjë dhe përdori fjalët “zoti kryetar”. Pavarësisht kundërshtimeve të nënkryetares, ai e përsëriti 18 herë gjatë kohës së tij derisa Claydon i dha fjalën kryeministrit të vendit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts