Lidhet aleanca Orban-Le Pen

lidhet aleanca orban le pen
lidhet aleanca orban le pen

23:51 26/10/2021

Koalicion në mbrojtje të sovranitetit të kombeve pjesë e BE-së

Marine Le Pen, kandidatja e Asamblesë Kombëtare Franceze për Presidente dhe Kryeministri hungarez Viktor Orban lidhen një aleancë mes dy partive të ekstremit të djathtë.

Le Pen tha se ka marrë bekimin e Viktor Orban, për të promovuar fundin e Bashkimit Evropian duke nxjerrë në pah sovranitetin kombëtar.

Le Pen dhe Orban e shohin veten tashmë si pjesë e një lufte të përbashkët kundër “tiranisë” së BE-së. Kandidatja e ekstremistëve franceze për Presidente e vlerësoi personalitetin e Orbanit si një model rezistence ndaj presionit nga Komisioni Evropian, gjermanët dhe Macron. Orban tha se Komisioni Evropian po sillet me Poloninë dhe me Hungarinë, ashtu siç sillet me armiqtë e tij.

Ne mbështesim Poloninë kundër shantazheve të papranueshme nga BE”, theksoi Orban.

Për disa vite, deri në 2019/2020, Marine Le Pen ishte një mbështetëse e Frexit: daljes së drejtpërdrejtë të Francës nga Bashkimi Evropian. Ky pozicion u braktis, pasi u verifikua se një pjesë e konsiderueshme e votuesve francezë janë në favor të BE-së. Që nga zgjedhjet e fundit evropiane të vitit 2019, Marine Le Pen mbron bashkimin e partive euro-skeptike në Parlamentin Evropian. Proces që duket ende shumë i largët.

Le Pen po mbështet në lidhjet e saj të së djathtës të në Evropë për të përmirësuar shanset në zgjedhjet e planifikuara presidenciale franceze të planifikuara në muajin Prill te vitit të ardhshëm.

Orbán dhe Le Pen diskutuan idenë e një të djathte të bashkuar nacionaliste në Bashkimin Evropian. Ideja bazohet në një sulm të përbashkët të udhëhequr nga Asambleja e saj Kombëtare, Fidesz, Partia Polake për Ligjin dhe Drejtësinë dhe 12 parti të tjera të ekstremit të djathtë në korrik në Bruksel, duke vepruar si një front i bashkuar i krahut të djathtë në BE.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts