Lidhja me transgjinoren, shtrigani i Pogba dhe penalltitë e Nejmar. Mbape flet për gjithçka: Jeta nuk është lineare









Kilian Mbape në kohët e fundit është bërë objekt diskutimesh brenda dhe jashtë fushës së lojës. Sulmuesi i PSG-së është përfshirë në tema të ndryshme në këto ditë, duke filluar nga zënka në fushë për penalltitë me Nejmar, për të vazhduar te historia e shtriganit me Pogba e për të vazhduar edhe me lidhjen e tij me transgjinoren Ines Raus. Për të gjitha ai ka folur në konferencën e sotme para ndeshjes së Ligës së Kampioneve

Neymar-Mbappe-Ines-Rau-3X1-720x474

Që në fillim ai u ngacmua për jetën e tij personale jashtë fushës së lojës dhe në këtë pikë, francezi ishte i prerë duke mos komentuar lidhjen e tij që ka bërë bujë në media. “Ajo që ndodh jashtë fushës së lojës mbetet jashtë. Gjëja më e rëndësishme është ajo që ndodh në katërkëndëshin e lojës”, theksoi ai.

Më pas, u ngacmua për çështjen e Pol Pogba, i cili akuzohet nga vëllai i tij se ka punësuar një shtrigan për t’i bërë magji sulmuesit. “Ai i besoj fjalëve të vëllait? Jo, pasi në këtë moment preferoj të besoj fjalët e një lojtari. Më ka telefonuar, më ka treguar versionin e tij të ngjarjeve, fjala e tij është kundër fjalës së të vëllait. Unë kam besim te shoku im i skuadrës për interesin e vetë skuadrës. Ai ka mjaftueshëm probleme në këto momente, nuk dua që t’i shtoj të tjerë”, theksoi Mbape.

Sigurisht, nuk mund të mungonte ngacmimi rreth marrëdhënies me Nejmar dhe kush do të ishte ai që do të gjuante një penallti të mundshme në ndeshjen e radhës. “Të shohim kush do i gjuajë penalltitë. Është gjithmonë një diskutim i hapur, të shohim si shkojnë gjërat në ndeshje, jemi gati të dy. Nëse i gjuan Nejmar, do të jetë ai, nëse gjatë ndeshjes thotë të kundërtën, gjuaj unë. Me tre sulmues që jemi ne, duhet të ndajmë tortën.

Marrëdhënia me Nejmar? Ky është viti i gjashtë… kemi respektuar gjithmonë njëri-tjetrin. Ka gjithmonë momente të ftohta, shpesh jemi pranë, në të tjera kemi qenë shokë. Kjo është natyra e marrëdhënies tonë. Unë respektoj lojtarin për atë që përfaqëson dhe rëndësinë që ka. Jeta nuk është lineare, janë gjëra që ndodhin”, deklaroi Mbape duke konfirmuar kështu që në këtë moment marrëdhënia me brazilianin nuk ishte në kulmin e saj.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *