Liga e Europës/ Napoli “paqe” në ndeshjen me 4 gola, Januzaj dhe Berisha protagonistë! Ja të gjitha rezultatet e sfidave të mbrëmjes (VIDEO)





U luajtën mbrëmjen e sotme 7 sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Europës, ku u regjistruan në total 16 gola. Vëmendja më e madhe ishte te sfida mes Lestërit dhe Napolit që përfundoi në barazim 2-2. Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe takimi mes PSV-së dhe Real Sosiedadid, rrugën e rrjetës për skuadrën spanjolle e gjeti edhe Adnan Januzaj.

EUROPA LIGE

Në sfidat e tjera, spikasin fitoret e Monakos dhe Olimpiakosit në shtëpi si dhe triumfi 0-2 i Lionit ndaj Rejnxhërs. Vlen të theksohet fakti se në përballjen Ajntrakt Fankfurt-Fenerbahçe, sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, arriti të shënonte në minutën e 90+3-të, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Ndërkohë për sa i përket Rrahmanit, ish-mbrojtësi i Partizanit, u aktivizua titullar ndaj Lestërit, teksa Xherdan Shaqiri u hodh nga stoli në përballjen e Lionit me Rejxhërs.

REZULTATET: 

Grupi A

Brondi-Sparta e Pragës 0-0

Rejnxhërs-Lion 0-2

Ekambi 23′, Silimani 55′ 

Grupi B

Monako-Shturm Graz 1-0

Diata 66′ 

PSV- Real Sociedad 2-2

Gëce 31′ , Gakpo 54′  / Januzaj 34′ , Isak 39′ 

Grupi C

Lestër-Napoli 2-2

Perez 9′ , Barens 64′  / Ozimen 69′ , 87′ 

Grupi D

Eintraht Frankfurt-Fenerbaçe 1-1

Lamers 41′ / Ozil 10′ 

Olimpiakos-Antverp 2-1

El Arabi 52′ , Reabciuk 87′ / Samata 75′ 

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *