Liga e Konferencës/ 7 skuadra shqiptare në fushë, Partizani do të masë forcat me Bazelin e Xhakës. Ja sfidat e “zjarrta”








Sot do të zbresin në fushën e blertë, shtatë skuadra shqiptare që do të luajnë ndeshjet e tyre të para në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

LIGA E KONFERENCES

Në orën 19:00, do të zbresë në kampionia e Shqipërisë, Teuta e cila do të sfidojë në stadiumin “Niko Dovana” skuadrën nga Andorra, Inter Eskaldes.

Në të njëjtën orë do të luajë Vllaznia në transfertën e Limasolit në Qipro ndaj AEL-it, ku shkodranët do të kenë një sfidë tepër të vështirë.

Në të njëjtin orar në 19:00, Laçi do të luajë në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Universitatea Kraiovas ku do të synojnë që në ndeshjen e parë ndaj një kundërshtari të fortë siç janë rumunët.

Në orën 19:00 e ka rradhën dhe skuadra e Shkëndijës së Tetovës për të luajtur takimin e saj në transfertë ndaj Rigës. Në orën 20:00, Shkupi do të ndeshet në shtëpi ndaj Santa Klarës.

Në orën 20:15 do të luhet supersfida, Bazel-Partizani ku të kuqtë e Ilir Dajës do të masin forcat ndaj një kundërshtari të fortë dhe me eksperiencë në arenën ndërkombëtare siç janë zviceranët e Bazelit.

Drita do të luajë ndaj Fejnordit në një ndeshje tepër të vështirë siç janë holandezët e Fejnordit.

SFIDAT E SOTME TË SKUADRAVE SHQIPTARE NË LIGËN E KONFERENCËS –

ND

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *