LIGA E KONFERENCËS / Bazeli nuk ndalet, shënon edhe Edon Zhegrova








Ndeshjet e darkës në Ligën e Konferencës kanë kthyer përsëri në kryesim skuadrën e Bazelit në Grupin H të aktivitetit. Ekipi zviceran ka mundur me shifrat 3-1 Omonian e Qipros, me Edon Zhegrovën i cili ka lënë shenjën e tij në këtë duel.

liga e konferencecs

Sfida u dominua plotësisht nga zviceranët të cilët krijuan një mori rastesh dhe i finalizuan me anë të Milar dhe Artur në pjesën e parë, ndërsa Gomez shënoi barazimin e përkohshëm 1-1 për miqtë. Megjithatë, dominimi i Bazelit ishte i dukshëm dhe në fund skuadra zviceranë gjeti edhe golin që vulosi fatin e ndeshjes, pikërisht me Edon Zhegrovën.

REZULTATET 

GRUPI B
Partizan-Gent 0-1
59′ Kums

GRUPI C
CSKA Sofje-Zoria 0-1
65′ Sajadmanesh

GRUPI D
Kluzh-Alkmar 0-1
19′ Karlson

Jablonec-Randers 2-2
35′, 53′ Kvancara / 36′, 90′ (p) Odei

GRUPI F
Sllovan Bratislava-Linkoln Red Imps 2-0
46′ Grin, 84” Henti

GRUPI H
Bazel-Omonia 3-1
19′ Milar, 41′ (p) Artur, 88′ Zhegrova / 27′ (p) Gomez

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *