Liga pranoi rikthimin në fushë pas përleshjeve në sfidën ndaj Nicës, flet presidenti i Marsejës: E papranueshme, siguria nuk ishte e…










Pas përleshjeve në sfidën e mbrëmshme të Ligue 1 midis Nicës dhe Marsejës, ku sulmuesi i këtyre të fundit, Dimitri Paje u godit me shishe nga tifozeria vendase dhe më pas Paje e mori shishen duke goditur në drejtim të fansave kundërshtar dhe pas dhunës që i shkaktuan duke hyrë në fushë, ka reaguar presidenti i skuadrës marsejeze, Pablo Longoria nëpërmjet mikrofonave të “RMC Sports”, duke deklaruar se ky rast ishte i papranueshëm dhe se siguria nuk ishte e garantuar:

nice marsej 2

Kemi vendosur të mos hynim më në fushën e blertë, pavarësisht se Liga na kishte thënë që të fillonim për të luajtur. Ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ishte një precedent i papranueshëm.

Arbitri ishte dakort me ne, siguria duhej të ishte e garantuar. Liga vendosi ta rifillojë ndeshjen për një çështje të rendit publik, por për ne nuk ishte e pranueshme.

Kjo është arsyeja pse ne vendosëm të mos e rifillojmë lojën dhe të kthehemi në Marsejë.”, përfundoi Pablo Longoria.

Vlen të theksohet se Nicë-Marsejë u ndërpre si pasojë e dhunës së paprecedentë në minutën e 74-të të sfidës, e vlefshme për javën e tretë të Ligue 1.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *