
14:33 09/06/2021
Ligjvënësit e Senatit amerikan kanë miratuar një plan për të rritur kërkimin dhe prodhimin e teknologjisë, i cili do u kushtojë miliona Dollarë. Ku plan i ligjvënësve amerikan vjen në një kohë kur SHBA po përballet me një rritje të madhe të prodhimit ndërkombëtar në teknologji, veçanërisht nga Kina.
Republikanët dhe Demokratët u bashkuan për të miratuar projektligjin pavarësisht se ishin në ndarë në disa çështje.
Projektligji tashmë duhet të miratohet dhe nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe nëse miratohet do të bëhet ligj.
Mbështetësit thonë se paketa është një nga faturat më të mëdha industriale në historinë e SHBA dhe investimi më i madh në kërkimin shkencor që vendi ka parë në dekada.
Projektligji do të lejohej përdorimin e $ 250 miliardë Dollarë për kërkimin e teknologjisë, zhvillimin dhe prodhimin e çipave, si dhe për subvencione për prodhuesit e robotëve.
SIpas këtij projektligji do të bllokohen shumë pajisje të prodhuara nga Kina, si një masë për të ndaluar hovin e prodhimit të pajisjeve teknologjike në këtë vend./tvklan.al
“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”