“Ligji për bashkëqeverisjen si papuçe leshi e veshur në behar”/ Deputeti i PD-mazhorancës: Na promovuat një akademi, nuk na specifikuat kush do merret me dele e kush me dhi








Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentuar gjatë seancës parlamentare ligjin e ri për bashkëqeverisjen për të cilën thotë se nuk është brenda standarteve kushtetuese.

sajmirkorreshi

Sipas tij, ajo është miratuar me VKM në vitin 2017 por nuk ka pasur asnjë rezultat ndaj ka dështuar.

“Ligji i bashkëqeverisjes është si një papuçe leshi e veshur në behar, sepse rri ngushtë me normat kushtetuese. Ligji krijon problematika lidhur me disa parime kushtetuese, përkatësisht me ndarjen e pushteteve. Ky ligj, duke u maskuar, synon praktikisht vendosjen e tyre në pushtetin ekzekutiv. Nga ana tjetër ligji krijon agjencinë dhe koordinatorët e saj, që pothuajse ndërhyjnë në funksionet kushtetuese. Ligji që miratohet me shumicë të thjeshtë bie në kundërshtim me ligjin që miratohen me shumicë të cilësuar. Po kështu jam shprehur në komision që kjo çorape leshi është e grisur, sepse kjo agjenci ka që nga viti 2017 që ekziston sipas një VKM. Rezultatet janë 183 mijë ankesa dhe 1800 zgjidhje, domethënë një dështim total. Ka bërë vetëm një vrimë në ujë dhe tregon se sa e dështuar është kjo qeveri. Kjo agjenci do të marrë në interpelancë çdo ministër. Ndërkohë që fermerët në trevën e Myzeqesë e më gjerë janë të gjithë në rrugë.

Mos e trumbetoni sikur po jepni shumë lekë për bujqësinë. Kjo është situata që ju premtoni, miratoni dhe nuk e dini as vetë se sa do të shkojë deri në fund. Thatë që do të vijoni me mbështetjen e eksporteve, por nuk keni vendosur asnjë iniciativë për eksportuesit që janë aset kombëtar dhe marrin përsipër risqe. Përpos të tjera plehrat kimike i keni dyfishuar. Mos premtoni, miratoni, por shikoni te akademia, sepse dekania ka atje vetëm kopsht zoologjik, sepse me fjalët tuaja e keni dështuar këtë sektor”, tha Korreshi.

Deputeti demokrat ka ironizuar dhe ngritjen e akademisë për barinjtë për të cilën shprehet se qeveria nuk e specifikoi se kush do merret me delet dhe kush me dhitë.

“Gjatë javës së kaluar kjo qeveri miratoi një ligj dhe na promovoi një akademi, vetëm nuk na specifikoi cili do të merret me dele dhe kush me dhi” – tha Korreshi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *