Ligji për zgjedhjet, Enver Hoxhaj kundër: Drama në kuvend dhe qeveri, quhet fund i demokracisë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se ajo që po ndodh në Qeverinë dhe në Kuvendin e Kosovës, është “dramë të turpit”.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar që Ligji për zgjedhje dhe ndryshimet në të nuk mund të jenë iniciativë e vetëm një partie dhe reforma zgjedhore nuk mund të bëhet pa mbështetjen e institucioneve relevante ndërkombëtare, pa një pako të reformës, pa mbështetje të OSBE-së dhe pa mbështetjen e Komisionit të Venecias.

“A e dini se si e ka emrin një proces i tillë, ku ligji për zgjedhje përmbyllet për 12 orë? Emrin e ka ngufatje e demokracisë. Emrin e ka fund i demokracisë. Ne si Parti Demokratike e Kosovës, në emër të qytetarëve, në emër të votuesve tonë, nuk pranojmë që t’i nënshtrohemi vullnetit të askujt. Kemi qenë dhe do të mbesim front për ta mbrojtur demokracinë e re në Kosovë, e cila është ndërtuar me shumë mund dhe shumë sakrifica”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se qytetarët duhet ta dinë se është kryeministri Albin Kurti ai, i cili dëshiron zgjedhje të parakohshme dhe se ai “ka frikë nga pushteti dhe nuk dëshiron të marrë përgjegjësi”.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka iniciuar ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet, që i mundëson diasporës të votojë në ambasada dhe konsullata të Kosovës.
Kjo nismë u tha se do të dërgohet në kuvend, para seancës për zgjedhjen e presidentit.

Edhe partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar nga Kurti që të tërheqë këtë ligj.
Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se ka siguruar nënshkrimet për thirrjen e seancës për presidentin.

Si kandidatë për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. Që të dy në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë kandiduar me Listën e Osmanit, që garoi në kuadër të listës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve. Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh. Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë. Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *