Lihet i lirë vrasësi i Giovanni Falcone

Antimafia duke shoqëruar Giovani Brusca në burg, (1996)

14:26 01/06/2021

Besniku i bosëve të drogës la burgun pas 25 vitesh

Ish-shefi i mafias, Giovanni Brusca, i cili i qëndroi për vite me radhë besnik bosëve të drogës si Cosa Nostra, Toto Riina dhe një nga vrasësit e gjykatësit Giovanni Falcone, heroit simbol në luftën kundër krimit në Itali, është liruar nga burgu.

I arrestuar që në vitet 1996 dhe më pas bashkëpunëtor i drejtësisë, ai la përfundimisht qelinë, duke shkaktuar jo pak reagime. Familjarët e viktimave janë shprehur të shqetësuar për lirimin e tij. Tina Montinaro, e veja e Antonio Montinaro, përgjegjësi për sigurinë e Giovanni Falcone u shpreh e zhgënjyer me një vendim të tillë. Ajo ka thënë se e gjithë Italia duhet të zemërohet.

Giovanni Falcone

Ndërsa Maria Falcone, motra e gjyqtarit Falcone, pas lajmit për lirimin e Brusca-s, është shprehur se lirimi i tij dhemb, por ligji duhet të respektohet.

Brusca do t’i nënshtrohet kontrolleve dhe mbrojtjes, si dhe katër vjet provë, siç vendoset nga Gjykata e Apelit në Milano. Ai u gjykua nga autoritetet për sjellje të mirë gjatë viteve të fundit dhe vendimi për t’a liruar nga burgu nisi që në Tetor të vitit të kaluar. I njohur ndryshe me pseudonimin “Derri”, më 23 Maj 1992, ai aktivizoi bombën që vrau më pas gjyqtarin Giovanni Falcone, gruan e tij Francesca Morvillo dhe tre agjentët e shoqërimit Rocco Dicillo, Vito Schifani dhe Antonio Montinaro. 

Ai gjithashtu kishte një rol kryesor në vrasjen e Giuseppe Di Matteo. Që nga ai moment Falcone është simboli italian i luftës ndaj mafias, së bashku me mikun dhe kolegun e tij Paolo Borsellino, i cili po ashtu pas disa muajsh u vra nga mafia.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *