Liljana Kondakçi zbulon në “Gëzuar me ju” sekretin e një karriere të suksesshme 57-vjeçare

liljana kondakci zbulon ne gezuar me ju sekretin e nje karriere te suksesshme 57 vjecare
liljana kondakci zbulon ne gezuar me ju sekretin e nje karriere te suksesshme 57 vjecare

Këngëtarja e njohur Liljana Kondakçi ka qenë e ftuar këtë të diel në programin “Gëzuar me ju”, me moderatore Ola Brukon dhe vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti.

Me një karrierë 57-vjeçare, Liljana Kondakçi ka treguar sekretin e jetëgjatësisë së saj në tregun muzikor. “Sekreti është geni, kujdesi për vokalin, nuk kam pirë kurrë cigare, nuk kam abuzuar. E dua shumë këtë profesion. Kam arritur me shumë sakrifica këtu ku jam sot. Po ashtu natyra, Zoti më ka falur këtë dhunti”, u shpreh Liljana, teksa ka shtuar se ka treguar kujdes edhe për mënyrën se si është ushqyer.

Liljana theksoi se gjithë vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të saj, vetëm i kanë rritur kurajon.

Pranë Liljana Kondakçiut në studion e “Gëzuar me ju” ishte mbesa e saj Anisa Kondakçiu, e cila tregoi marrëdhënien e ngushtë që ato kanë, tenori i TKOB-së Erlind Zeraliu, mikeshat Nea Bakalli, Vera Bakalli, Fatbardha Ahmetaj, Florika Gjore, Adriana Pinani, këngëtarja Evgjeni Culli dhe instrumentisti Qirjako Vangjeli.

Një atmosferë e bukur në studion e “Gëzuar me ju” ishte kur tenori Erlind Zeraliu, mik i Liljana Kondakçiut, këndoi këngën “My Way” të Frank Sinatrës.

Mbrëmja e kësaj të diele u mbyll me një interpretim brilant të këngës “S’dashurova kurrë” nga Liljana Kondakçiu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts