Lindita Nikolla mbledh seancën e parë parlamentare nën drejtimin e saj! Nga përbërja e Byrosë tek sekretariatet e Kuvendit, ja çfarë pritet të miratohet sot





linditanikolla-parlament

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka thirrur sot pasdite mbledhjen e seancës ku do të zgjidhen organet e përhershme të këtij institucioni. Urdhri i saj i parë, pas zgjedhjes me 79 vota në krye të Kuvendit, në rend të ditës ka zgjedhjen e Byrosë së Kuvendit dhe përbërjen e sekretariateve.

Një tjetër pikë e rendit të ditës është edhe caktimi i kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit, propozimet e të cilëve janë bërë nga PS-ja dhe PD-ja. Po ashtu, në seancën e sotme do të miratohet edhe ndarja e deputetëve në komisionet parlamentare siç janë propozuar nga partitë e tyre. Edhe kjo seancë, siç njoftohet, do të zhvillohet nën zbatimin e rreptë të masave antiCOVID. Miratimi i përbërjes së komisioneve dhe drejtuesve të tyre, i hap rrugën nisjes nga puna në komisionet parlamentare të drafteve që pritet të vijnë nga qeveria apo nismat deputetësh.

PËRBËRJA

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë caktuar drejtuesit e komisioneve parlamentare dhe nënkryetarët e Kuvendit. Ermonela Felaj u zgjodh nga PS-ja nënkryetare e Kuvendit, e cpas mori postin e zëvendëskryeministrit, ndërsa u zëvendësua në krye të këtij Komisioni nga deputeti Anastas Angjeli. Braçe është lënë edhe jashtë kabinetit të ri qeverisës, ndërsa nuk ka pushuar se postuari në rrjete sociale mesazhe të nënkuptuara që lidhen me karrigen e pushtetit, apo mbajtjen e përgjegjësive në kurriz të tëila gjatë legjislaturës së kaluar ka drejtuar Komisionin Parlamentar të Sigurisë. PD-ja kishte emëruar si nënkryetar të Kuvendit, deputetin Enkelejd Alibeaj. Kryetar i Komisionit të Sigurisë u zgjodh Nasip Naço, i cili më parë ka qenë anëtar i Komisionit të Ligjeve. Kryetare e Komisionit të Ligjeve u zgjodh Klotilda Ferhati, ish-anëtare e këtij Komisioni, që drejtohej nga Ulsi Manja, i propozuar sot nga Kryeministri për ministër Drejtësie.

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe është lënë jashtë drejtimit të komisioneve parlamentare. Braçe nuk e fshehu pakënaqësinë e tij dje pasdite pas votimit të Lindita Nikollës në krye të Kuvendit. Gjatë mandatit të kaluar, për dy vite ai drejtoi Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, më tjerëve. Nënkryetare e Komisionit të Integrimit u zgjodh Etilda Gjonaj, ndërsa kryetare e Komisionit të Jashtëm u zgjodh Mimi Kodheli. Zonja Kodheli u rikonfirmua në krye të Komisionit, të cilin e drejtoi edhe katërvjeçarin e kaluar. Kryetare e Komisionit te Veprimtaria Prodhuese u zgjodh Arben Pëllumbi, i cili drejtohej legjislaturën e kaluar nga Eduard Shalsi.

Ndërsa nënkryetar i Komisionit të Medias u zgjodh Petro Koçi. Nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë u zgjodh Klotilda Spahiu. Nga opozita, Jorida Tabaku është zgjedhur tek Integrimi, Albana Vokshi te Shëndetësia, Agron Gjekmarkaj te Media dhe Enkelejd Alibeaj nënkryetar Parlamenti. Partia Demokratike u rikthye në Kuvend pas dy vitesh mungesë, kur mori vendimin të djegë mandatet e deputetëve si një shenjë presioni ndaj qeverisë, mandate që u zëvendësuan nga një pjesë e deputetëve të fundlistës së kandidatëve të saj të zgjedhjeve të vitit 2017.

DEMOKRATËT BOJKOTUAN VOTIMIN E NIKOLLËS, GRISËN FLETËT NË SALLË

Deputetët e Partisë Demokratike kanë bojkotuar votimin për kandidaturën për kryetar të Kuvendit të Lindita Nikollës, deputete e Partisë Socialiste. Pas betimit të deputetëve, rendi i ditës vijoi me votimin e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e Partisë Demokratike përmes një vendimi të marrë në grupin e tyre, kanë grisur fletët e votimit në shenjë proteste kundër maxhorancës, të cilën e konsiderojnë të dalë përmes masakrës elektorale të 25 prillit. Ata grisën fletët e votimit dhe i hodhën ato jashtë kutisë. Por, këtij veprimi i është përgjigjur Kryeministri Rama. Ai është ngritur nga vendi dhe ka mbledhur të gjitha fletët e votimit të grisura duke i futur në një qese dhe ia vuri përpara anëtarit të PD-së në komisionin e votimit, Belind Këlliçi.

Ky gjest i Kryeministrit është shoqëruar me batuta që lidheshin me akuzat e PD-së për prekje të votës së shqiptarëve më 25 prill. Madje demokratët me mikrofonin e fikur kanë kërkuar llogari nga drejtuesit e seancës së votimit. “Materialet zgjedhore nuk ka të drejtë t’i prekë askush”, është shprehur Belind Këlliçi. Madje pas votimit, shpalljes fituese dhe fjalës së mbajtur nga zonja Nikolla, deputetët demokratë kanë protestuar duke përplasur duart në tryezat e tyre derisa vendosën të lenë sallën e Kuvendit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *