Lindita Nikolla pret në zyrë Ambasadorin Soreca: Do jem lehtësuesja e bashkëpunimit dhe dialogut me opozitën! Integrimi në krye të axhendës së Kuvendit





Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në zyrë Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Soreca Lindita Nikolla

Ambasadori Soreca, i uroi Kryetares së Kuvendit suksese në detyrën e lartë dhe shprehu vullnetin e Delegacionit të BE-së në Tiranë për të vazhduar e zgjeruar bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i shprehu Ambasadorit Soreca mirënjohjen për urimet dhe theksoi se ajo personalisht qëndron e përkushtuar për të krijuar një klimë të re bashkëpunimi mes dy institucioneve që ata reprezantojnë.

Gjithashtu Nikolla deklaroi se do të jetë lehtësuesja e bashkëpunimit dhe dialogut mes opozitës dhe mazhorancës në parlament.

“Unë jam e përkushtuar për të krijuar një klimë të re bashkëpunimi e komunikimi në Kuvendin e Shqipërisë. Integrimi europian do të jetë në krye të agjendës së Kuvendit të Shqipërisë gjatë legjislaturës së re. Kam besim se për të gjithë këto punë të mëdha që na presin, do të kemi edhe bashkëpunimin e opozitës dhe unë do të jem lehtësuesja e dialogut dhe komunikimit në Kuvend.”, nënvizoi Nikolla.

Ambasadori Soreca shprehu kënaqësinë që Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet tashmë nga një zonjë dhe deklaroi se Delegacioni i BE-së ka besim në eksperiencën, reputacionin, kredibilitetin dhe vullnetin e zonjës Nikolla.

Teksa deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave, Soreca theksoi se Delegacioni i BE-së në Shqipëri do të kontribuojë që Tryeza e Parë Ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *