Lindita Nikolla zbulon arsyen e mungesës së Ramës: Më njoftojnë nga zyra e Kryeministrit se…Ndërpritet për 15 minuta seanca e Kuvendit





Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka ndërprerë për 15 minuta seancën parlamentare, pasi kreu i PD-së Lulzim Basha refuzoi të merrte fjalën, duke kërkuar në sallë kryeministrin Edi Rama. 

Kryetarja e Kuvendit bëri me dije se mungesa e Edi Ramës në seancë lidhet me një arsye të rëndësishme pune, ndërsa u komunikoi deputetëve se kreu i qeverisë do të jetë i pranishëm në orën 17:00.

Më njoftojnë nga zyra e Kryeministrit Edi Rama mungesa e tij lidhet për arsye shumë të rëndësishme pune. Kryeministri do të jetë i pranishëm në seancë në orën 17:00”, tha Nikolla.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha: “Unë e kuptoj që kryetari i opozitës ka dëshirë të marrë fjalën në momentin kur të jetë dhe kryeministri. Për ta lehtësuar këtë le të vazhdojmë me diskutantët e tjerë, në momentin që kryeministri të jetë në sallë kryetari i opozitës ka gjithmonë të drejtë të marrë fjalën.
Prandaj ju lutem sipas rregullores vazhdojmë procedurën, nëse deputeti nuk pranon ta marrë fjalën atëherë fjala kalon deputetit tjetër”.

Diskutime

Rushaj: Në këto rrethana ne si Grup Parlamentar duhet të mblidhemi dhe të marrim një vendim kështu që kërkojmë që të ndërpritet seanca, të na jepet mundësia për tu mbledhur si grup parlamentar për të marr një vendim.

Nikolla: Sa kohë kërkoni?

Rushaj: 47 minuta.

Nikolla: Bëjmë një pushim 15 minuta dhe rikthehemi në seancë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *