Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e re e Kuvendit me 79 vota pro, ja sa deputetë votuan kundër





Lindita Nikolla është zgjedhur kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë me 79 vota pro. Ndërkaq 4 deputetë kanë votuar kundër emrit të saj, nga 137 që ishin në total të pranishëm në sallë.

 

Grupi parlamentar i PD-së ka zgjedhur të grisë në mënyrë demonstrative fletën e votimit. Ndërkaq kryeministri Rama në momentin e votimit është ulur në tokë duke mbledhur fletët e grisura, të cilat i futi në një qese.

Ndryshe nga PD kanë vepruar dy aleatët e demokratëve në zgjedhje, Monika Kryemadhi dhe Vangjel Dule, të cilët kanë hedhur votën në kutinë e votimit.

Ndërkaq, ish-kryeministri Sali Berisha e bojkotoi procesin duke dalë nga salla pak para nisjes së procesit. Lindita Nikolla do të zëvendësojë Gramoz Ruçin në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.