“Lindja e Mesme, në buzë të një humnere”, kreu i agjencisë së OKB-së bën deklaratën e fortë: Bota po humbet humanizmin e saj!

lindja e mesme ne buze te nje humnere kreu i agjencise se okb se ben deklaraten e forte bota po humbet humanizmin e saj

Lindja e Mesme është në “buzë të një humnerë” si rezultat i luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Kështu ka thënë shefi i agjencisë së OKB-së, Philippe Lazzarini për BBC.

“Bota tani po humbet njerëzimin e saj”, tha komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt. Ai paralajmëroi se dhuna mund të përhapet në të gjithë rajonin. Lazzarini paralajmëroi mes të tjerash për situatën e rëndë për civilët brenda Gazës, duke bërë thirrje përsëri për korridoret e ndihmës humanitare në territor.

Duke folur në Jerusalem, Lazzarini dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, duke e quajtur atë një “masakër të tmerrshme dhe barbare” që kishte krijuar një “traumë kombëtare, një traumë kolektive në Izrael”.
Por kjo ngjarje ende nuk e justifikon që lufta po zhvillohet pa asnjë kufizim”, tha ai. “Dhe nuk besoj se vrasja e më shumë civilëve është në interes të sigurisë dhe paqes së ardhshme këtu në rajon.”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts