Lindjet në Ukrainë sjellin shpresë mes tmerrit

lindjet ne ukraine sjellin shprese mes tmerrit
lindjet ne ukraine sjellin shprese mes tmerrit

12:21 23/03/2022

Që nga 24 Shkurti kur Rusia urdhëroi sulmin ndaj qyteteve mes bombardimeve kanë lindur rreth 49 foshnje

Kjo është foshnja Katya e cila erdhi në jetë mes bombardimeve të shumta ruse. Ajo shtrihet pranë nënës së saj Tamara Kravchuk, e cila edhe gëzohet por edhe mërzitet për të ardhmen e fëmijës së saj.

Është një moment lumturie pavarësisht nga lufta që shpërthen afër në qytetin port ukrainas të Mykolaiv. Duke parë fytyrën e vajzës së saj të re dhe duart e vogla, ajo imagjinon një të ardhme të lumtur. 

“Shkëlqyeshëm. Shkoi perfekt. Pak e dhimbshme, por jam shumë e lumtur. Pavarësisht se çfarë ndodh tani – unë jam personi më i lumtur, ndihem plotësisht mirë. Unë thjesht ndjej lumturi sepse vajza ime është e shëndetshme. Zoti e bekoftë që të ketë paqe”.

Trupat ruse u përpoqën të hynin në qytetin port të Mykolaiv të Detit të Zi më 4 Mars, por u ndeshën me rezistencë të ashpër. Qyteti ka qenë subjekt i bombardimeve të përhershme, duke synuar materinitetet dhe azilet e pleqve.

Vetëm një ditë para lindjes së Katya-s, një bombë goditi një ndërtesë në spitalin psikiatrik. Për fat të mirë, stafi kishte evakuuar pacientët vetëm 20 minuta para shpërthimit dhe askush nuk u lëndua. Spitali i Tamarës nuk ka strehë apo bodrum, kur sirena e sulmit ajror bie, të gjithë strehohen në korridorin e katit përdhes.

“Kur shikoj numrin e viktimave, 50, 70 persona, mes tyre edhe fëmijë të vegjël, atëherë kam pyetje: Për çfarë faji kanë? Pse u futën në rrethana kaq kritike? Dhe çfarë do të ndodhë më pas? Mbi të gjitha kam frikë për fëmijët dhe për të ardhmen. Është e frikshme të mendosh se si do të jetojmë këtu, në qytete të tjera dhe a do të mund të ekzistojmë? Kjo është ajo për të cilën të gjithë jemi të shqetësuar”.

Katya është foshnja e 49-të që nga fillimi i luftës më 24 Shkurt. Tani lindshmëria është kthyer në normalitet për spitalin, por shumë njerëz janë larguar nga qyteti.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts