Lionel Mesi i pandalshëm! “Pleshti” vlerësohet me një tjetër çmim…









Ylli argjentinas Lionel Mesi ka marrë një tjetër çmim pas atij si “Lojtari më i mire” i Botërorit. Pasi u kthye në Francë, ai u zgjodh si “Futbollisti më i mirë i vitit 2022” nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Tjetër çmim! Leo Messi vlerësohet si “Lojtari më i

IFFHS krijoi çmimin për ‘Lojtarin më të mirë të vitit” në 1988. Holandezi Marko Van Basten e fitoi atë në 1988 dhe 1989, gjermani Lotar Mateus në 1990, por pas atij çmimi presidenti i FIFA-s , në atë kohë zvicerani Blater, i kërkoi subjektit të ndalonte dhënien e çmimit.

Megjithatë, që nga viti 2020, IFFHS vendosi ta jepte sërish çmimin e “Futbollistin më të mirë të vitit” dhe polaku Robert Levandovski ishte fituesi i çmimit në 2020 dhe 2021.

Ja dhe renditja për “Lojtarin më të mire” të vitit 2022:

1. Lionel Mesi (Argjentinë – PSG) 275 pikë

2. Kilian Mbape (Francë – PSG) 35 pikë

3. Karim Benzema (Francë – Real Madrid) 30 pikë

4. Luka Modriç (Kroaci – Real Madrid) 15 pikë

5. Erling Haland (Norvegji – Mançester Siti) 5 pikë

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *