“Lipi ishte pranë firmës me Milanin”, Galiani zbulon prapaskenën e bujshme dhe ish-trajneri e konfirmon: Kur je te Juventusi…









Marçelo Lipi, kampion me Juventusin që padyshim do të kujtohet nga të gjithë edhe si ai që fitoi me Italinë Kupën e Botës, ka qenë shumë pranë pankinës së Milanit. Këtë e ka konfirmuar Adriano Galiani e më pas edhe vetë ish-trajneri italian.

oooooooo

“Marçelo është një mik, jam takuar shpesh me të. Por është si me zonjat, ka disa histori që nuk kanë një fund të lumtur. Ishim shumë afër, por pastaj marrëveshja nuk u mbyll me sukses. Mbetet një mik, një legjendë. Një peng? Po, por në fund të fundit në atë periudhë kishim shumë trajnerë të mëdhenj, do të kishte qenë edhe Marçelo mes tyre”, deklaroi Galiani sot për “DAZN”.

Një deklaratë të cilën Lipi e konfirmoi menjëherë. “Isha për darkë në Arkore të Berluskoni. Pastaj skuadra filloi të fitonte. Unë iu afrova 2-3 herë, por isha te Juventusi dhe kur je të Juventusi është e vështirë të shkosh në një skuadër tjetër. Më duket se ishte viti 2002”, ka kujtuar Lipi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.