Lira turke bie me 14%

15:25 22/03/2021

Monedha pa rënien më të madhe pas shkarkimit të kreut të Bankës Qendrore

Monedha e Turqisë ka rënë deri në 14% pasi Presidenti Recep Tayyip Erdogan shkarkoi kreun e Bankës Qendrore të vendit.

Naci Agbal ishte vlerësuar si një forcë kryesore në tërheqjen e lires nga nivelet e ulëta historike. Erdogan e zëvendësoi atë në një lëvizje të befasishme gjatë fundjavës, emërimi i tretë në më pak se dy vjet.

Në vend të Agbalit, Erdogan emëroi ish-ministrin e Financave, Sahap Kavcioglu, njëherësh ish-ligjvënës i partisë në pushtet.

Agbal, i emĂ«ruar nĂ« NĂ«ntor, rriti normat e interesit pĂ«r tĂ« luftuar njĂ« normĂ« inflacioni qĂ« shkon mbi 15%. Shkarkimi i tij ka tronditur investitorĂ«t vendas dhe tĂ« huaj qĂ« kishin vlerĂ«suar politikĂ«n e fundit monetare tĂ« BankĂ«s Qendrore tĂ« TurqisĂ«. 

Pasojat nga shkarkimi goditën aksionet në bursën e Stambollit dhe ngritën shqetësime në lidhje me ndikimin e kostove të huazimit të Turqisë.

Lira ishte monedha me performancën më të mirë të tregut në zhvillim e 2021, pasi ishte rikuperuar gati një e pesta nga një ulje ndaj dollarit amerikan. Investitorët kanë bërë thirrje për politikë më të rreptë monetare në Turqi për të zbutur normën e saj të lartë të inflacionit, ndërsa çmimet rriten me shpejtësi në vend.

Tani ka shqetësime se vendimi i zotit Erdogan për të instaluar Sahap Kavcioglu në këtë rol mund të gërryejë fitimet e bëra gjatë mandatit të shkurtër të Agbal.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *