Lira turke bie pikiatë, Banka Qendrore ul për herë të katërt normën e interesit

00:07 17/12/2021

Banka Qendrore turke uli të enjten normën bazë të interesit në 14 për qind, ulja e katërt radhazi që nga Shtatori, duke e çuar lirën në rënie në nivelet më të ulëta historike.

Rënia e monedhës me 5.6% brenda një dite erdhi pavarësisht dobësive strukturore në tregun e brendshëm dhe prirjes globale drejt rritjes së normave.

Banka uli normat me 100 pikë bazë, në përputhje me teorinë e diskutueshme të presidentit Recep Tayyip Erdogan sipas të cilit normat e ulëta të interesit do të çojnë në ulje të inflacionit.

“Spekulantët shitën sasi të mëdha valute që po mbanin dhe kjo solli rënien e euros në rreth 17.10 lira. Ata po shesin dhe po blenë valutë duke vjedhur vendin tonë. Kjo po ndodh”, u justifikua Erdogan.

Ulja e normës erdhi pavarësisht paralajmërimeve të analistëve se bie ndesh me konsensusin ekonomik dhe do të nxiste inflacionin dhe do të dobësonte më tej lirën.

“Këtu jemi në Turqi dhe ky vend nuk qeveriset me dollar, por fatkeqësisht njerëzit nuk po mbushin dot stomakun,” tha një shtëpiake e papunë.

Në kursin e këmbimit valutor nga e enjtja 1 dollar amerikan këmbehet me rreth 15.6 lira, një nivel i ri i ulët historik.Monedha ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj në krahasim me dollarin që nga fillimi i vitit 2021.

Inflacioni vjetor turk arriti në 21,31 për qind në nëntor, sipas të dhënave të qeverisë.

Ndërkohë opozita turke thotë se çmimet e konsumit janë rreth dyfishi i nivelit të dhënë në të dhënat zyrtare, duke akuzuar autoritetet për manipulim të shifrave.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.