Lira turke fiton gradualisht terren në shkëmbimin kundrejt Dollarit amerikan

19:47 25/12/2021

Qytetarët kanë mbushur sheshet duke festuar ndërkohe që pak ditë më parë ishin të zemëruar

Lira e mbylli javën duke u rritur ne vlere me më shumë se 50% me mbështetjen e miliarda dollarëve të hedhura në treg nga shteti dhe me premtimin se qeveria do të mbuloje humbjet në valuta të caktuara nëpër depozita. Edhe Presidenti Erdogan premtoi se thesari dhe banka qendrore do të rimbursonin humbjet nga depozitat e konvertuara në lira kundrejt valutave të huaja. Pas premtimit te presidenti qytetaret turq treguan besim në monedhën vendase dhe depozitat në lira u rritën me 23.8 miliardë lira pas shpalljes së planit anti-dollarizimi.

Ndërhyrjet e shtetit ndërkohë i kushtuan bankës qendrore më shumë se 8 miliardë Dollarë këtë javë, sipas përllogaritjeve të tregtarëve. Rënia drastike e vlerës se lirës turke solli krizën më e madhe monetare në dy dekadat e fundit. Banka Qendrore te Turqisë, përdori 6 miliardë Dollarë nga rezervat e saj për të mbështetur qëndresën e monedhës kombëtare.

Që nga Janari, lira turke humbi 57% të vlerës së saj kundrejt Dollarit dhe për turqit ky kolaps u përkthye në një rritje të çmimeve, ndërkohë që vendi është shumë i varur nga importet, kryesisht në fushën e lëndëve të para dhe të energjisë.

Banka Qendrore e Turqisë i uli kostot e huamarrjes me katër pikë përqindje që nga Shtatori, ndërsa inflacioni u përshpejtua në rreth 20%. Qytetarët turq nxituan t’i konvertojnë kursimet e tyre në monedha të huaja dhe në ar për të përballuar rritjen e inflacionit. Njerëzit janë vazhdimisht në gjendje paniku dhe po i përdorin paratë që i kanë të ruajtura nëpër shtëpitë e tyre. Si rezultat, lira turke, e cila mezi ishte rikuperuar nga një krizë valutore në vitin 2018, u dobësua në nivele rekord ndaj dollarit dhe euros.

Lira u rikuperua pak të ca ditë më pas pasi Banka Qendrore e Turqisë njoftoi se po ndërhynte në tregun valutor për ta frenuar paqëndrueshmërinë. Lira e zhvlerësuar ka rritur çmimet, duke i bërë importet, karburantet dhe mallrat e përditshme më të shtrenjta në Turqi, e cila mbështetet në lëndët e para të importuara. Ndërkohë, qiratë janë rritur dhe çmimet për shitjet e shtëpive të lidhura kryesisht me dollarin, po rriten po ashtu.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *