Lira turke rritet papritur

18:50 21/12/2021

Erdogan urdhëron kompensimin e humbjeve nga ulja e interesave

Pas muajsh të tërë rrokullisjeje, vlera e Lirës turke pësoi një rritje të fortë gjatë orëve të fundit. Monedha kombëtare e Turqisë u rrit me të paktën 10%, pas deklaratave të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan se shteti do të kompensojë të gjitha humbjet përtej vlerës së normës së interesit për depozitat bankare me Lirën turke.

Banka qendrore e Turqisë e ka ulur deri më tani normën e interesit me 5 pikë përqindjeje që prej Shtatorit, një ulje drastike që e çon nivelin e interesit në 14%. Niveli i inflacionit ka arritur në 21%, por ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se vitin e ardhshëm kuota mund të kapërcejë 30%-shin.

Erdogan ka deklaruar se norma e lartë e interesit shkon përkundër parimeve islame dhe se nëpërmjet këtyre masave synon të pengojë firmat e mëdha ndërkombëtare, të përfitojnë nga kamatat e larta në kurriz të popullit turk. Por duke shkuar përkundër parimeve të ekonomisë, këto masa kanë zhvlerësuar lirën dhe kanë trembur investitorët e huaj, duke rritur ndjeshëm kostot e jetesës për turqit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *