“Liria e lëvizjes nuk do të shkelet nga Kosova”/ Kurti: Reciprociteti ndaj targave të Serbisë nuk është provokues dhe as diskriminues

Kreu i Qeverisë Albin Kurti, ka folur serish rreth vendosjes së reciprocitetit ndaj targave të Serbisë.

Me një postim në Twitter Kurti ka shkruar se vendimi i qeverisë së Kosovës nuk është një provokim për serbët lokalë.

“Ky nuk është një provokim, as diskriminues. Në këtë masë reciproke, ose Kosova dhe Serbia kanë të drejtë ose të dyja gabojnë. Ose ne i mbajmë të dy llojet e targave ose ato do të hiqen krejt. Liria e lëvizjes është një e drejtë që nuk duhet dhe nuk do të shkelet nga Republika e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu ka folur për takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

“Sot, me ministrin Xhelal Sveçla, u takuam me ambasadorët e QUINT-it dhe kreun e EUOK në lidhje me vendimin e djeshëm për sigurimin e targave të përkohshme për makinat që hyjnë në RKS me targa serbe. I informova se nuk kishte ndodhur asnjë incident dhe se policia është atje për të ruajtur rendin dhe sigurinë”, shkruan Kurti.

Alboi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *