Lirimi i 3 policëve dhe tensionet në Veri/ Paskal Milo: Kurti në pozita më të dobëta përballë ndërkombëtarëve

lirimi i 3 policeve dhe tensionet ne veri paskal milo kurti ne pozita me te dobeta perballe nderkombetareve
lirimi i 3 policeve dhe tensionet ne veri paskal milo kurti ne pozita me te dobeta perballe nderkombetareve

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo në emisionin “Open” në News24 foli për tensionet në veri si edhe lirimin e 3 policëve të Kosovës nga Serbia,

“Akti i lirimit të tre policëve të krijon përshtypje se Vuçiçi u tërhoq, sepse është tërheqje. Ndërsa Kurti, pavarësisht se lirimi i policëve mund të quhet një fitore e vogël, Kurti është në pozita të dobëta përballë ndërkombëtareve”, u shpreh Paskal Milo, duke shtuar: “Asociacioni do të dalë në plan të parë. Kurti ka zgjedhur variantin kroat, por duhet ta paraqesë zyrtarisht.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio, Paskal Milo tha se të dyja palët parimisht kanë rënë dakord për zgjedhje të reja, duke shtuar se Kurti e ka lënë ende të hapur këtë çështje.

“Një hap tjetër është dorëheqja e kryetarëve. Kompromisi do të gjendet këtu dhe elementi tjetër i kompromisit është të bëhen zgjedhjet”, ka thënë Milo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts