Lirimi i tre policëve të Kosovës, Lubonja: Ndërkombëtarët kërkojnë ngrirjen e konfliktit, por jo zgjidhjen e tensioneve

lirimi i tre policeve te kosoves lubonja nderkombetaret kerkojne ngrirjen e konfliktit por jo zgjidhjen e tensioneve
lirimi i tre policeve te kosoves lubonja nderkombetaret kerkojne ngrirjen e konfliktit por jo zgjidhjen e tensioneve

Analisti Fatos Lubonja në një lidhje live me skype në rubrikën “Opinion”News24, foli për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe qëndrimin e mbajtur nga qeveria shqiptare për konfliktin Prishtinë-Beograd.

Lubonja u shpreh se ndërkombëtarët kërkojnë ngrirjen e konfliktit dhe jo çtensionimin e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga qeveria shqiptare, ai tha se kryemnistri Edi Rama s’mund të veprojë si Borrell apo Macron pasi është shqiptar dhe duhet të jemi krahë Kosovës, referuar propozimeve të bëra nga ndërkombëtarët për uljen e tensioneve.

“Lirimi i tre policëve të Kosovës nuk duhet të kishte ndodhur si ngjarje, por gjithsesi është lajm i mirë. Kur bëhet fjalë për politikën, deskalimin, tema hapet se sa ky lajm është një hyrje për të vazhduar deskalimin e situatës në Kosovë. Padyshim është pozitiv, por me shumë pikëpyetje.

Ndoshta ky vendim është i gjykatës, jo Vuçiç. Apo i nxori Vuçiç? Apo ndërhyri Orbani, Rama, një tjetër autokrat, kam shumë pikëpyetje. Në lidhje me presionin ndërkombëtar, është një lojë me shumë aktorë dhe do te presim sa i nënshtrohen ndërkombëtareve dhe lojës. Ne duhet të ndihemi më afër më Kosovën dhe jo të ndihemi të baraslarguar me ta.

Lirimi i tyre është çtensionim, por jo një garanci. Ndërkombëtarët që janë aktorët kryesore, më shumë janë të interesuar për një ngrirje të konfliktit dhe sipas meje, më shumë kanë anuar nga Vuçiç. Në terma afatgjatë, gjykoj se nuk ndihmon shumë , pasi dëmtohen disa interesa të Kosovës.

Propozimi i Ramës për uljen e tensioneve ka disa probleme, së pari tingëllon si autoritar. Së dyti ka një problem  për pretendimet që ka Kurti dhe kjo që thotë Rama. Shpeshherë ndërkombëtarët i kanë rënë shkurt duke i imponuar një marrëveshje që herë pas herë është shkelur ligji. Rama s’mund të jetë në rolin e Macron apo Borrellit, pasi është shqiptar. Është e pranueshme çfarë thotë Borrell, për zgjedhje të reja në veri të Kosovës”, u shpreh Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts