Lirohen pas dhjetë orësh pengjet në Teksas

12:03 16/01/2022

Forcat speciale të policisë ekzekutuan rrëmbyesin

U deshën dhjetë orë negociata dhe kërcënime për pengmarrësin që policia amerikane të arrije në lirimin e të gjithë personave në sinagogën e Colleyville, të Teksasit.

Forcat speciale të policisë amerikane ekzekutuan rrëmbyesin një person me theks të fortë britanik, i cili që prej fillimit të ngjarjes kishte kërkuar lirimin e Aaifa Siddiqui, neuroshkencëtares pakistaneze e njohur si “Zonja Al Kaeda”, e dënuar me 86 vjet burg për terrorizëm.

Kriza në këtë sinagogë u zgjidh falë një operacioni ku u përfshinë mbi 200 agjentë të policisë. Pengmarrësi hyri në sinagogë ndërsa po zhvillohej ceremonia e së shtunës dhe kërcënoi të pranishmit, gjithsej 4, përfshirë rabinin, duke thënë se ishte armatosur me bomba në çantën e shpinës.

Që në fillim ai bëri thirrje për lirimin e Aafia Siddiqui, e njohur gjithashtu si Lady Al Kaeda. Rrëmbyesi tha se ai ishte vëllai i gruas dhe fillimisht u identifikua nga disa media si Muhammad Siddiqui. Një avokat i Muhamedit dhe familjes Siddiqui e mohoi këtë gjë duke dënuar ashpër gjestin e çmendur.

Policia, forcat speciale SËAT dhe FBI rrethuan zonën për orë të tëra, duke mbajtur kontakte me rrëmbyesin, i cili ndërkohë i kishte kërkuar njërit prej pengjeve të thërriste një rabin të qytetit të Nju Jorkut për të kërkuar të shfrytëzonte lidhjet e tij dhe të favorizonte çlirimin e Siddiqui. Bisedimet mes burrit dhe negociatorëve vazhduan për orë të tëra, më pas u lirua një peng i parë.

FBI dhe Policia kanë dhënë detaje më të hollësishme, por thjesht konfirmuan se pengjet ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.