Lirohet gazetarja e rrëmbyer nga spiunët rusë

lirohet gazetarja e rrembyer nga spiunet ruse
lirohet gazetarja e rrembyer nga spiunet ruse

18:53 22/03/2022

Një gazetare ukrainase e cila u rrëmbye nga spiunët rusë, është liruar. Victoria Roshchyna thuhet se u rrëmbye nga anëtarët e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB). “Hromadske” për të cilin punon gazetarja deklaron se është informuar për ndalimin e saj nga FSB më 16 Mars.

Tanimë, “Hromadske” ka pohuar se gazetarja, e cila kishte raportuar nga vija e frontit në Ukrainë, është liruar.

Në një postim në Twitter, ata shkruajnë:

“Gazetarja jonë Victoria Roshchyna u lirua nga robëria ruse. Tani ajo është në rrugën e saj për në vendlindjen e saj, Zaporizhzhia. Ajo u kap më 15 Mars në Berdyansk të pushtuar.”/tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts