Lirohet para kohe shqiptari “më i urryer në botë”

[embedded content][embedded content]

21:13 19/05/2022

Martin Shkreli përmbushi kriteret për ulje dënimi

Martin Shkreli, shqiptari i konsideruar si personi më i urryer në Shtetet e Bashkuara pasi 50-fishoi çmimin e një ilaçi kundër infeksioneve parazitare, është liruar para kohe nga burgu.

Duhej të lirohej vitin e ardhshëm pas dënimit me 7 vite burg në 2017-ën, por mediat amerikane shkruajnë se 39-vjeçari ka përmbushur të gjitha kushtet për lirim të parakohshëm nga burgu i sigurisë së ulët në Pensilvani. Megjithatë, nuk do të shkojë menjëherë në shtëpi, pasi i duhet të kalojë disa muaj në institucione riedukimi për të dalë përfundimisht në liri të plotë në Shtator.

Avokatët arritën të gjenin mundësi ligjore që Shkreli të lirohej disa muaj përpara nga burgu, ndërsa kërkesat e menjëhershme të tij për lirim të parakohshëm u refuzuan.

Në shtator 2015, Shkreli siguroi për firmës farmaceutike ku ishte drejtor ekzekutiv, licencën e prodhimit të ilaçit kundër parazitëve Daraprim. Ai rriti me 50 herë çmimin e ilaçit që shitej për vetëm 13.5 dollarë, duke lënë pa mjekim personat që vuanin nga infeksione parazitare.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.