Lirohet shtetasi nga Bosnja që u arrestua për arratisjen e Artyom Uss

lirohet shtetasi nga bosnja qe u arrestua per arratisjen e artyom uss
lirohet shtetasi nga bosnja qe u arrestua per arratisjen e artyom uss

Një shtetas i Bosnjës, i arrestuar në lidhje me arratisjen e biznesmenit rus, Artyom Uss, nga Italia, është liruar dhe tani po bashkëpunon me hetuesit italianë.

Prokurorët amerikanë, ndërkaq, kanë hequr dorë nga kërkesa për ekstradimin e Vlladimir Jovançiqit, i cili po ashtu përballet me akuzë në Shtetet e Bashkuara se ka ndihmuar Ussin që të arratiset në mars të vitit 2023.

Lirimi i Jovançiqit nga paraburgimi në Kroaci, dhe ndalimi i procedurës së ekstradimit nga SHBA-ja – veprime për të cilat nuk ishte raportuar më herët – janë zhvillime të vogla, por të rëndësishme në hetimin që po vazhdon lidhur me atë që Uss – djali i një guvernatori rus – arriti të largohej nga Italia para se të ekstradohej në SHBA.

Uss ishte arrestuar nga Italia pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë kishte ngritur akuzë ndaj tij për mbikëqyrje të një rrjeti trafikimi, që kishte transportuar teknologji ushtarake perëndimore në Rusi. Disa prej këtyre teknologjive përfunduan duke u përdorur në fushëbetejën në Ukrainë.

Arratisja e tij turpëroi autoritetet italiane dhe nxiti kritika nga kryeministrja Giorgia Meloni, e cila tha se kishte pasur “anomali” në vendime që çuan në arratisjen e Artyom Uss.

Jovançiq, 53 vjeç me shtetësi të Bosnje e Hercegovinës, është një prej tetë personave që prokurorët italianë kanë ngritur akuza në lidhje me arratisjen e Ussit.

Ai ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2023 në Zagreb pasi prokurorët amerikanë siguruan një padi nga një juri e madhe për lidhjet e tij me arratisjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts