Kryeministri Edi Rama do të kandidojë në dy qarqe të vendit, përkatësisht në Vlorë, ku aktualisht ka marrë mandatin e deputetit si dhe në Qarkun e Durrësit.
Rama është renditur i 9-ti në Vlorë, ndërsa në Durrës është renditur i 8-t.
Ndërkohë, Pandeli Majko është renditur i 19-të në Qarkun e Tiranës, vend që konsiderohet jo i sigurt për të fituar mandatin.
Ndërkohë, Damian Gjiknuri është renditur i 8-ti në Vlorë.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj renditur e 7-ta në Qarkun e Tiranës ndërsa ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka kandidon në Korçë.
Në Dibër, kryebashkiaku aktual Dionis Ymeraj renditet i treti në Dibër.
Lexo me shume ne : www.botasot.al