Lista/ Nga vota ‘e blinduar’ tek ata që kanë bërë kthesë, zbulohen emrat e 1800 policëve në databasën e PS! Ja si votojnë ata



Desktop97-1024x576

Çështja e përdorimit të të dhënave personale të qytetarëve në fushatë ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik shqiptar, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Por ka vënë në lëvizje edhe Prokurorët e SPAK, të cilët po hetojnë për të gjetur prova nëse ka krim zgjedhor apo jo, në pretendimet se PS ka përdorur të dhënat e qytetarëve përmes portalit e Albania.

Sot, Lapsi.al ka publikuar emrat e disa nga zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët janë në listën me patronazhistët e PS, që kanë “zbuluar” preferencat e tyre politike.

Zv.ministri Besfort Lamallari është për momentin përfaqësuesi më i lartë politik në Ministrinë e Brendshme, pasi Bledi Çuçi u tërhoq përkohësisht nga detyra. Sipas Database të Partisë Socialiste vota e tij nuk është e sigurtë, megjithëse preferencë raportohet të jetë “te tjera” Besfort Lamallari është raportuar nga një i afërm i tij, Adriatik Lamallari.

Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë sipas skedës së PS nuk është votë e sigurtë për selinë rozë, por preferenca e tij është për Partinë Socialiste dhe në zgjedhjet e kaluara mund të ketë votuar PS, raporton patronazhisti Flamur Tabaku.

Për zv.drejtorin e Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj patronazhistja Fatbardha Dervishaj, thotë se ai mund të konsiderohet votë e blinduar për PS, me preference të caktuara për PS dhe në zgjedhjet e kaluara ka votuar për PS.

Por patronazhisti i Tonin Vocajt, Drejtorit të Policisë Kriminale nuk e ka shënuar emrin de tij në raportimin e të dhënave për PS.

Bie në sy se Vocaj sipas të dhënave të PS për vitin 2013 ai ishte votë e PD, ndërsa për këto zgjedhje konsiderohet se ka preferenca për PS.

Drejtori për Rendin dhe Sigurinë, Gjovalin Loka, rezulton sipas patronazhistes së tij që historikisht ka votuar Partinë Socialiste dhe edhe sot e kësaj dite ruan të njëjtat preferenca.

Ndërsa Rebani Jaupi, Drejtori i Policisë së Tiranës nuk ka as patronazhist dhe as të dhëna mbi preferencat e tij politike, përveç detajit që në vitin 2013 ai ka votuar Partinë Socialiste.

Sipas Lapsi.al, në Database-n e Partisë Socialiste është raportuar më shumë se 1800 policë dhe punonjës të policisë së Tiranës, të paktën nëse i referohesh vendit të punës si Drejtoria e Policisë.

LISTA E PLOTE 

besfort-kolazh ardi-veliu zvdr-e1618397798345 1200-630-0be74530c226d75241fe1cea07f771dc drejtori-policise gj-e1618398064585

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *