Listat e kandidatëve/ Paloka: Rama largoi nga Durrësi të vetmen deputete të nderuar

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka vlerëson deputeten në largim të Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni, duke e cilësuar si të vetme deputete të nderuar që kryeministri Rama kishte në Qarkun e Durrësit.

Kreu i grupit te PD, Edi Paloka
Kreu i grupit te PD, Edi Paloka

Me largimin e saj, thotë Paloka, tanimë kryeministri sipas tij, me siguri do të konfirmojë përfaqësues direkt të krimit në Parlament.

Reagimi i plotë:

Gati dy jave me pare isha i ftuar ne nje emision debati ne TVSH.

Nder te tjera, moderatori me pyeti per listen aktuale te deputeteve te PS ne qarkun e Durresit.

“Përfaqësues te krimit dhe te korruptuar”- ishte me pak fjale pergjigja ime

Pothuaj njekohesisht, panelistet qe drejtojne dy media teresisht ne sherbim te “rilindjes” , u hodhen e me pyeten si per te me kapur : “ Edhe Eglantina Gjermeni?”

Mendova nje here ti shmangem përgjigjes , po pastaj mu duk e ndershme te pergjigjem drejte dhe ju thashë: “Përveç Eglantina Gjermenit, per ate nuk kam çfarë te them…”

Te dy panelistet u kenaqen qe me ne fund “me kapen” tek nje pike! Nuk e di cdo thonin sot ata, penalistët? Sot qe Rama largoi te vetmen deputete te nderuar qe kishte ne qarkun e Durresit dhe me siguri do te konfirmoje aty gjithe ata qe tanime publikisht njihen si perfaqsues direkt te krimit ne Parlament.

Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *