Lituania iu kërkon njerëzve të hedhin telefonat kinezë

23:59 22/09/2021

Ministria e Drejtësisë në Lituani ka lajmëruar njerëzit që të flakin në kosh celularët e tyre që i përkasin markave kineze, si edhe mos të blejnë të rinj.

Një raport nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike testoi celularë 5G të prodhuesve kinezë. Kërkuesit identifikuan se një celular Xiaomi kishte një sensor të inkorporuar që mund të dallojë dhe censurojë terma të caktuar. Modelet Huawei janë të ndjeshëm ndaj sulmeve kibernetike.

An attendee handles a Mi Mix 3 5G smartphone on display during a Xiaomi Corp. launch event ahead of the MWC Barcelona in Barcelona, Spain, on Sunday, Feb. 24, 2019. At the wireless industry???s biggest conference, over 100,000 people are set to see the latest innovations in smartphones, artificial intelligence devices and autonomous drones exhibited by more than 2,400 companies. Photographer: Angel Garcia/Bloomberg

Huawei tha se asnjë e dhënë nuk dërgohet drejt burimeve të tjera. U ekzaminua edhe një model OnePlus, por që nuk rezultoi të kishte probleme.

Kjo kërkesë e Lituanisë vjen pas rritjes së tensioneve me Kinën. Muajin e kaluar, Kina kërkoi largimin e ambasadorit kinez nga Beijing dhe ajo do të tërhiqte ambasadorin e saj nga Vilniusi. Më pas Tajvani tha se misionet e tij në Lituani do të quheshin “Zyra Përfaqësuese e Tajvanit”.

Tajvani është një vend që Kina e quan si pjesë të saj./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *