Lituania kërkon nga BE-ja sigurinë kufitare nga migrantët që vijnë nga Bjellorusia

Ministri i Punëve të Jashtme i Lituanisë, Gabrielius Landbergis, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) ndihmë për mbrojtjen e kufirit nga një fluks i mundshëm migrantësh nga Bjellorusia fqinje.

Duke folur në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, Landbergis tha se “çështja më e rëndësishme për vendin është fluksi i paparë i migratëve nga Bjellorusia”.

Duke akuzuar qeverinë bjelloruse të mbështetur nga Rusia për përdorimin e refugjatëve si “armë”, Landbergis i bëri thirrje BE-së të miratojë një strategji të përbashkët përballë kërcënimeve të tilla hibride politike dhe në pranimin e azilkërkuesve.

Ai po ashtu kërkoi nga BE-ja të pranojë një paketë të pestë sanksionesh kundër regjimit bjellorus dhe ta mbështesë Lituaninë në mbrojtjen e kufirit të saj kundër Bjellorusisë.

Duke treguar si janë lëshuar mbi 2 mijë viza refugjatësh viteve të fundit për ata që kryesisht vijnë nga Rusia dhe Bjellorusia, Landsbergis tha se, “Ne vendosëm të marrim 11 përkthyes nga Afganistani”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *