Lituania ndërton 508 km mur për të ndalur dyndjen e emigrantëve nga Bjellorusia

Parlamenti i Lituanisë miratoi një ligj i cili lejon ndërtimin e një gardh në kufi për të ndaluar fluksin e emigrantëve bjellorusë. Në 24 orët e fundit rreth 200 emigrantë nga Bjellorusia kanë hyrë në Letoni, një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe i Natos-s prej 1.9 milion banorësh. Për këtë arsye autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufi, duke mos lejuar asnjë hyrje deri në 10 nëntor.

Ndërsa ligji i Vilnius, i miratuar me 80 vota pro dhe dy abstenime, i jep projektit të mbylljes së kufirit një status të rëndësisë kombëtare. Ministrja e brendshme e Lituanisë u shpreh se duhet krijuar një kufi i fortë dhe i besueshëm me Bjellorusinë sa më shpejt të jetë e mundur.

Lituania parashikon ndërtimin e një muri prej 508 kilometrash të shoqëruar dhe me një rrjetë metalike, për një kosto prej 152 milion eurosh. Vilnius i cili i ka dhënë mbështetje të fortë dhe strehim opozitës bjelloruse, nuk pranon më emigrantë nga Bjellorusia prej ditësh pasi më shumë se 4 mijë persona kanë mbërritur në vend që nga fillimi i këtij viti.

Brukseli ka akuzuar presidentin bjellorus Lukashenko se po inkurajon qëllimisht emigrantët klandestinë në shenjë hakmarrjeje për sanksionet që i janë vendosur vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *