Lituania përgatitet për një sulm të mundshëm? Kryeqyteti i vendit baltik planifikon rrethimin me pengesa antitank brenda vitit

lituania pergatitet per nje sulm te mundshem kryeqyteti i vendit baltik planifikon rrethimin me pengesa antitank brenda vitit
lituania pergatitet per nje sulm te mundshem kryeqyteti i vendit baltik planifikon rrethimin me pengesa antitank brenda vitit

Autoritetet në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, kanë zhvilluar një plan për të rrethuar të gjithë qytetin me pengesa antitank përpara fundit të vitit, njoftoi të martën kryebashkiaku Valdas Benkunskas.

Ish-republika sovjetike në Detin Baltik kufizohet me Letoninë në veri dhe Poloninë në jug, por gjithashtu ndan një kufi me Rajonin e Kaliningradit të Rusisë dhe Bjellorusinë.

“Vilnius, si kryeqyteti i vendit, është një nga objektivat kryesore ushtarake, ndaj është e nevojshme të bëhet gjithçka që është e mundur, përveç masave ushtarake, për ta mbrojtur atë”, u tha Benkunskas gazetarëve.

Qyteti ka bërë tashmë marrëveshje për të blerë dy lloje pengesash antitank, shtoi kryebashkiaku, duke përfshirë trekëndëshat e betonit të quajtur “dhëmbët e dragoit” dhe trarët e çelikut që identifikohen si “iriqë” në industrinë e mbrojtjes.

“Ne do t’i kemi në dispozicion këto mjete të kundër-lëvizshmërisë ushtarake në vjeshtë,” tha Benkunskas. Ai shpjegoi se ato do të vendosen në afrimet për në Vilnius nga punëtorët komunalë, në rast emergjence.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Spread the love

Similar Posts