Lituania shpall gjendjen e jashtëzakonshme

13:54 24/02/2022

Presidenti i Lituanisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Lajmi bëhet nga agjencia e lajmeve Reuters. Gitanas Nausėda thotë se po planifikon të nxjerrë ushtrinë për të mbrojtur kufijtë e vendit të tij, si përgjigje ndaj shqetësimeve të mundshme dhe provokimeve që mund të vijnë për shkak të forcave të mëdha ushtarake të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Ndërkohë, Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, vend që kufizohet me Rusinë, për BBC tha se vendi i saj do ta ndihmonte Ukrainën me gjithçka mundej, përfshirë mbështetjen politike dhe duke e furnizuar me armë.

“Duhet të bëjmë gjithçka në BE dhe NATO për të parandaluar përhapjen e këtij agresioni”, tha Kallas. Ajo po ashtu i bëri thirrje popullit të saj që të ruajnë qetësinë dhe se aktualisht kufijtë e Estonisë nuk janë të rrezikuar./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.