LIVE| Anderleht-Laçi/ Kurbinasit e Duros e mbyllin në disavantazh pjesën e parë, Zylfiu tenton të realizojë supergol nga goditja e dënimit (VIDEO)










Aventura europiane e Laçit ka qenë mbresëlënëse këtë verë, ku klubi bëri histori me kalimin e dy tureve. Kësaj aventure po i vjen fundi, pasi pas ndeshjes së sotme me Anderlehtin në Bruksel, kurbinasit do të nisin të mendojnë konkretisht për sezonin e ri në Kategorinë Superiore.

bandicam 2021-08-12 20-17-27-866

Humbja 3-0 para një jave në “Elbasan Arena” bën që Laçi të zbresë në fushë vetëm për prestigj dhe dinjitet. Trajneri Shpëtim Duro do ta ketë disi më të plotë grupin, por sërish do të mungojë një nga protagonistët e Laçit, Mentor Mazrekaj.

32-vjeçari u dëmtua para sfidës së parë me belgët dhe përpos punës intensive nuk ia ka dalë as për takimin e sotëm. Në krahasim nga java e shkuar rikthehet Julian Shehu, që ishte i pezulluar nga kartonët, kështu që ai kthehet titullar duke bërë që Qato ta nisë nga stoli.

Ndërkohë trajneri Duro ka preferuar nga minuta e parë edhe të riun Zyfiu, duke ulur në stol Deliun, teksa treshja e sulmit formohet nga Ademi, Zarubica dhe Guindo. Nën drejtimin e stafit teknik, mbrëmë ekipi ka kryer përgatitjet e fundit në stadiumin “Lotto Park” të Brukselit, ku sot i pret Anderlehti.

LIVE: ANDERLEHT-LAÇI 1-0

Amuzu 32′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordon 2 minuta shtesë!

38′ Goditje dënimi për Laçin, provon talenti Zylfiu me të majtën, tentativa e tij shkon mbi traun e portës së Anderlehtit.

37′ Sardela është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Zarubicës.

35′ Dominim i frikshëm i belgëve, trajneri Duro shfaqet e shqetësuar.

32′ GOL ANDERLEHT 1-0/ Vendasit kalojnë në avantazh me anë të futbollistit Amuzu, i cili nuk fal përballë Sherrit, duke zhbllokuar shifrat! 

27′ Shehu është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

25′ Sërish rrezikshëm Anderlehti me Raman, por reagon mjaft bukur portieri Sherri, i cili ndal topin me këmbë, duke i mohuar golin belgëve.

19′ Pranë golit të avantazhit Anderlehti me Raman, tentativa e tij me kokë shkoi mbi kuadratin e Sherrit.

10′ Superioritet i Anderlehtit, por mbrohet mirë Laçi i Shpëtim Duros, duke mos lejuar hapësira në prapavijë.

5′ Dominim i belgëve në këto minuta të para, skuadra e Kompani ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Laçit.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Formacionet

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *