LIVE| Andorrë-Shqipëri/ Kombinim fantastik me Baren, Lenjani kalon në avantazh Kombëtaren (VIDEO)

Shqipëria nis sot aventurën për në “Katar “2022” në 20:45, duke sfiduar Andorrën. Rruga drejt “Katar 2022” nuk është kurrsesi e lehtë, por as e pamundur për Shqipërinë. 

bandicam 2021-03-25 20-48-30-375

Megjithatë, Edi Reja ka shansin që ta bëjë një mrekulli të tillë, për të na udhëhequr me peshën e eksperiencës mbi supe, drejt një objektivi të pashkelur kurrë më parë. Ashtu siç edhe vetë Shqipëria, është një përvojë e pa provuar në të shkuarën për italianin që drejton për herë të parë një kombëtare.

Edicioni që nisi sot për Kombëtaren, është ndër ata ku askush nuk kërkon medoemos kualifikimin. Ia dalin vetëm 13 europiane që të shkojnë në Botëror dhe për Grupin I do të kualifikohet e para, ndërsa e dyta duhet të luftojë në “play off”.

Trajneri i besoi modulit tradicional 3-5-2, duke konfirmuar formacionin e publikuar nga “Panorama Sport”. Që nis me kapitenin Etrit Berisha në kuadrat. Mbrojtja do të formohet nga Ismajli, Gjimshiti dhe Kumbulla të mbështetur nga Lenjani dhe Hysaj nga krahët, teksa Gjasula, Bare dhe Memushaj do të formojnë treshen e mesit të fushës. Sulmi përbëhet nga dyshja Cikalleshi-Manaj.

LIVE: ANDORRË-SHQIPËRI 0-1

Lenjani 41′ 

KOMENTI LIVE: 

44′ Pranë golit të dytë Shqipëria me Marash Kumbullës. Pas harkimit të Memushajt, mbrojtësi i Kombëtares, prek lehtë topin me kokë, por për fat të keq, shkon ngjitur me shtyllën. Shpëton për mrekulli Andorra.

41′ GOOOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Zhbllokohet sfida! Lenjani kalon në avantazh Kombëtaren me një goditje fantastike nga krahu i majtë, pas asist fantastik të Bares. Me një të majtë preçize Lenjani e dërgon topin në trekëndësh. 

40′ Shans i mrekullueshëm për Ismajlin brenda zonës, pas harkimit të Hysajt, por mbrojtësi nuk arrin të koordinohet siç duhet i vetëm brenda zonës.

36′ Krijohet iluzioni i golit, pas një harkimi nga këndi nga ana e Memushajt, topi shkon te Gjimshiti, që provon me sup, por tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

35′ Bare fiton goditjen e katërt nga këndi për Shqipërinë.

28′ Shqipëria kërkon me ngulm golin e avantazhit, provon edhe Sokol Cikalleshi, por tentativa e tij ndalet nga mbrojtësit kundërshtarë.

26′ Provon Rei Manaj, me një goditje drejt portës, por grushton mjaft mirë portieri i Andorrës, që i mohon golin e avantazhit sulmuesit lushnjar.

25′ Goditje dënimi nga një pozicion tepër i favorshëm në hyrje të zonës për Shqipërinë, e fiton Rei Manaj. Shans i artë për të kaluar në avantazh.

20′ Rrëmujë në zonën e Andorrës, Kumbulla dhe Manaj “flirtojnë” me golin e avantazhit. Shpëtojnë për mrekulli vendasit. Cikalleshi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

19′ Lenjani fiton goditjen e dytë nga këndi për Shqipërinë.

17′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Ledjan Memushaj për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

13′ Provon edhe Andorra të surprizojë me një harkim të rrezikshëm nga e djathta, por kontrollon gjithçka Etrit Berisha, i cili nis përpara futbollistët shqiptarë.

9’ Lenjani nis një top të rrezikshëm tokazi nga e majta, devijimi i një mbrojtësi e çon në duart e portierit Gomes.

7′ Cikalleshi fiton një faull në mesfushë, ndëshkohet me karton të verdhë, kapiteni i Andorrës, Vieira.

6′ Gjimshiti provon të nisë Hysajn, me një asist fantastik nga mbrojtja, por shkodrani zihet në pozicion jashtë loje.

5′ Start pozitiv për Kombëtaren shqiptare, që avancon përpara në zonën kundërshtare në kërkim të golit të avantazhit.

2′ Shqipëria fiton goditjen e parë nga këndi.

1′ Ka startuar sfida! 300 tifozë në Andorra!

FORMACIONET ZYRTARE: 

ANDORRË: Gomes; Llovera, Vales, San Nikolas, Rubio; Martinez, Rebes, Vieira, Cervos; Alaez, Fernandez. Trajner: Koldo Alvarez

Andorra2

SHQIPËRI: Berisha; Gjimshiti, Kumbulla, Ismalji, Lenjani, Hysaj; Gjasula, Bare, Memushaj; Cikalleshi, Manaj. Trajner: Edi Reja

Formacioni

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Formacion “italian”, sulmi i besohet Cikalleshit e Manajt. Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria ndaj Andorrës

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *