LIVE| Angli-Danimarkë/ Luhet për një biletë në finalen e madhe, “3 Luanët” menjëherë në sulm








Anglia dhe Danimarka janë duke u ndeshur për të siguruar një biletë për në finalen e Champions-it, aty ku i pret Italia.

bandicam 2021-07-07 21-01-15-680

Anglia vjen si favorite kryesore në këtë takim pasi ‘’3 Luanët’’ vijnë me një statistike të frikshme duke mbajtur rekordin si skuadra që nuk ka pësuar asnjë gol në 5 ndeshje të luajtura në këtë Europian. Përballë do të kenë një Danimarkë e cila nuk ka çfarë humbet dhe di të shënojë shumë gola. Këtë e ka treguar dhe në sfidat e kaluara ku në 5 sfida ka shënuar plotë 11 herë, 10 prej të cilëve në 3 sfidat e fundit.

Tifozët anglez janë të bindur për suksesin e kombëtares së tyre aq sa kanë filluar të prenotojnë bileta për finalen e madhe të 11-korrikut. Sfida pritet e hapur dhe mjaft e bukur pasi danezët nuk kanë çfarë humbasin pavarësisisht se përballë do të kenë një skuadër të mbushur me yje.

Sa i përket përballjeve direkte mes dyja skuadrave, dominojnë anglezët me 13 fitore në 23 ndeshje. Në 5 sfida ka triumfuar Danimarka, ndërsa 5 të tjera janë ndarë në barazim. Sa i përket formacioneve, Sauthegejt do të aktivizojë nga minuta e parë 19-vejçarin Saka në vend të Sanço, ndërsa në krahun tjetër, Hjulmand do të mbështetet tek Braithuejt dhe Dolberg në sulm.

LIVE: ANGLI-DANIMARKË 0-0

KOMENTI LIVE: 

1′ Starton gjysmëfinalja, “3 Luanët” menjëherë në sulm në kërkim të golit!

FORMACIONET ZYRTARE

ANGLIA: Pikford, Uoker, Shou, Stons, Meguajer, Rajs, Filips, Maount, Sterling, Saka, Kejn, Trajner: G. Sauthgejt

DANIMARKA: Shamjkel, Vestergard, Kjaer, Maele, Kristensen, Delanej, Damsgard, Striger, Hojbjerg, Dolberg, Braithuejt, Trajner: K.Hjulmand

denmark anelg

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *