LIVE| Angli-Gjermani/ Shpërthen festa e çmendur në “Uembli”, Stërling tund rrjetën (VIDEO)






Është duke u luajtur në këto momente në “Uembli”, supersfida Angli-Gjermani e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kampionatit Europian.

Angli-GJermani

Një sfidë mjaft e veçantë kjo pasi zbresin në fushë dy shkolla të hershme futbolli që kanë bërë historinë në këtë sport. Në sfidën e sotme nuk ka favorit sepse luhet për nder, për prestigj. Anglezët shikohen si më të avantazhuar për shkak të faktorit fushë, por gjermanët kanë treguar se dinë si ta menaxhojnë presionin.

Eliminimi i kombëtareve “big”, Holandës, Portugalisë dhe Francës ka bërë që ekipet e mbetura të ndezin motorët për në rrugën e finales, por sot do të ketë vetëm një fitues.

Kejn

Të dy trajnerët do të bazohen tek talentet e ekipit, por dhe tek yjet e tyre. “3 Luanët” presin një shpërthim të kapitenit Herri Kejn këtë ndeshje i cili ende nuk e ka gjetur rrugën e golit me Anglinë. Në këtë sfidë gjithçka mund të pritet, sepse magjia e futbollit do të zbresë në fushë.

LIVE: ANGLI-GJERMANI 1-0

Stërling 75′ 

KOMENTI LIVE: 

75′ GOOOOOL ANGLIA 1-0/ Zhbllokohet supersfida! Stërling gjen rrugën e rrjetës! Përsëri ai, gjithmonë ai. 3 golat e Anglisë mbajnë të gjitha firmën e tij. 

72′ Gësens është futbollisti i dytë i ndëshkuar me karton të verdhë.

69′ Zëvendësim edhe te Anglia, largohet Saka për Grilish.

68′ Zëvendësim te Gjermania, largohet nga fusha Verner, vendin e tij merr Gnabri.

60′ Bie disi rritmi i ndeshjes në këto minuta, skuadrat nuk rrezikojnë.

55′ Gjermanët e nisin mjaft mirë pjesën e dytë duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e anglezëve.

48′ Tjetër pritje spektakolare e portieri Pikford, që i mohon golin Havercit, pas një goditje fluturimthi nga sulmuesi i Çelsit. Reagim fantastik i gardianit anglez.

46′ Nis pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacionet respektive.

Përfundon pjesa e parë! 

45+1′ Shpëtojnë mrekullisht gjermanët, pas gafës së Mylerit, e pabesueshme çfarë shpërdoron Kejn brenda zonës. Vendimtare ndërhyja e Humels.

45′ Filips është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Toni Krosit.

43′ Skemë fantastike e Anglisë, Humels kupton gjithçka dhe i heq një mundësi të artë shënimi “3 Luanëve”.

42′ Gorecka ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kejnit, goditje dënimi për Anglinë.

32′ Pranë golit Gjermani me Timo Verner, gjuajtja e tij brenda zonës, u ndal nga Xhordan Pikford, fantastik me reagimin e tij portieri anglez, që eviton një gol të sigurt.

31′ Tjetër shkëndijë në “Uembli”, kësaj here ishin gjermanët, por as Verner dhe as Gësens nuk arrijnë të përfitojnë.

27′ Shans i artë për Anglinë, me anë të Meguajër, që çuditërisht, nga shumë pranë portës, e ka dërguar topin jashtë katërkëndëshit të Nojerit.

25′ Një përballje mjaft e luftuar në “Uembli”. Ginter është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë, për një faull në mesfushë. Mbrojtësi mungon ndeshjen e ardhshme nëse “pancerat” kualifikohen për më tej.

16′ Manuel Nojer bën heroin, duke devijuar një predhë të Stërling, që i shkoi shumë pranë golit të avantazhit. Ndizet sfida, rrezikshëm anglezët.

10′ Provon Haverc nga goditja e dënimit, por topi devijohet, nuk ka kërcënim, ka thjesht një drithërimë.

8′ Rajs ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Goreckës në limitet e zonës.

5′ Start i vrullshëm i gjermanëve që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e “3 Luanëve”.

3′ Kimish harkon një top të rrezikshëm drejt zonës, Uoker largon kërcënimin në këndore.

1′ Starton përballja spektakolare në “Uembli”.

FORMACIONET ZYRTARE

Anglia: Pikford, Uoker, Shou, Rajs, Stons, Meguajer, Tripier, Filips, Saka, Sterling, Kejn, Trajner: G.Sauthgejt

Gjermania: Nojer, Rudiger, Ginter, Humels, Kimish, Gësens, Gorecka, Kros, Haverc, Verner, Myler, Trajner: J. Lëv

Gjermani-Angli

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *