LIVE| Angli-Gjermani/ Start i vrullshëm i gjermanëve, “pancerat” e Joakim Lëv në kërkim të golit (VIDEO)






Është duke u luajtur në këto momente në “Uembli”, supersfida Angli-Gjermani e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kampionatit Europian.

Angli-GJermani

Një sfidë mjaft e veçantë kjo pasi zbresin në fushë dy shkolla të hershme futbolli që kanë bërë historinë në këtë sport. Në sfidën e sotme nuk ka favorit sepse luhet për nder, për prestigj. Anglezët shikohen si më të avantazhuar për shkak të faktorit fushë, por gjermanët kanë treguar se dinë si ta menaxhojnë presionin.

Eliminimi i kombëtareve “big”, Holandës, Portugalisë dhe Francës ka bërë që ekipet e mbetura të ndezin motorët për në rrugën e finales, por sot do të ketë vetëm një fitues.

Të dy trajnerët do të bazohen tek talentet e ekipit, por dhe tek yjet e tyre. “3 Luanët” presin një shpërthim të kapitenit Herri Kejn këtë ndeshje i cili ende nuk e ka gjetur rrugën e golit me Anglinë. Në këtë sfidë gjithçka mund të pritet, sepse magjia e futbollit do të zbresë në fushë.

LIVE: ANGLI-GJERMANI 0-0

KOMENTI LIVE: 

32′ Pranë golit Gjermani me Timo Verner, gjuajtja e tij brenda zonës, u ndal nga Xhordan Pikford, fantastik me reagimin e tij portieri anglez, që eviton një gol të sigurt.

31′ Tjetër shkëndijë në “Uembli”, kësaj here ishin gjermanët, por as Verner dhe as Gësens nuk arrijnë të përfitojnë.

27′ Shans i artë për Anglinë, me anë të Meguajër, që çuditërisht, nga shumë pranë portës, e ka dërguar topin jashtë katërkëndëshit të Nojerit.

25′ Një përballje mjaft e luftuar në “Uembli”. Ginter është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë, për një faull në mesfushë. Mbrojtësi mungon ndeshjen e ardhshme nëse “pancerat” kualifikohen për më tej.

16′ Manuel Nojer bën heroin, duke devijuar një predhë të Stërling, që i shkoi shumë pranë golit të avantazhit. Ndizet sfida, rrezikshëm anglezët.

10′ Provon Haverc nga goditja e dënimit, por topi devijohet, nuk ka kërcënim, ka thjesht një drithërimë.

8′ Rajs ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Goreckës në limitet e zonës.

5′ Start i vrullshëm i gjermanëve që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e “3 Luanëve”.

3′ Kimish harkon një top të rrezikshëm drejt zonës, Uoker largon kërcënimin në këndore.

1′ Starton përballja spektakolare në “Uembli”.

FORMACIONET ZYRTARE

Anglia: Pikford, Uoker, Shou, Rajs, Stons, Meguajer, Tripier, Filips, Saka, Sterling, Kejn, Trajner: G.Sauthgejt

Gjermania: Nojer, Rudiger, Ginter, Humels, Kimish, Gësens, Gorecka, Kros, Haverc, Verner, Myler, Trajner: J. Lëv

Gjermani-Angli

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *