LIVE | Angli-Kroaci/ Ndizet sfida! Stërling kërkon golin e dytë, por humbet mundësinë e artë (VIDEO)






Ka startuar në orën 15:00 në stadiumin “Wembley” të Londrës, supersfida Angli-Kroaci e vlefshme për Grupin D të EURO 2020.

kr

Pritet të jetë një takim i luftuar duke parë emrat e kombëtareve, por edhe emrat e lojtarëve që të dyja skuadrat kanë në fushën e lojës.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Grupit D. Anglia dhe Kroacia janë të shortuar në grup me kombëtare si Çekia dhe Skocia.

Sauthgejt e rreshton skuadrën e tij me Heri Kejnin në majën e sulmit, ndërsa Kroacia do të luajë me formacionin më të mirë me Modriç, Perisiç, Brozoviç, Kovaçiç dhe Rebiç.

LIVE| ANGLI 1-0 KROACI

Stërling 57′

KOMENTI LIVE –

85′ Kroacia zëvendëson Mateo Kovaçiç dhe aktivizon lojtarin e Atalantës, Mario Pasaliç.

82′ Anglia zëvendëson Herri Kejnin, për 17-vjeçarin debutues Xhud Belingam.

78′ Zlatko Daliç kryen zëvendësimin e tretë teksa largohet sulmuesi i Milanit, Ante Rebiç dhe në vendin e tij futet Petkoviç.

74′ Stërling ka humbur mundësinë e artë për dyfishimin e rezultatit, godet jashtë portës!

Rasti i Stërling on Vidnews.

71′ Anglia kryen zëvendësimin e parë teksa largohet Foden për t’i bërë vend Markus Rashfordit.

70′ Kroacia kryen dy zëvendësime, largohet Brozoviç dhe Kramariç për t’i bërë vend Vlasiç dhe Brekalos.

70′ Ndizet sfida! Brozoviç provon befasisht nga jashtë zone dhe topi përfundoi jashtë!

67′ Maunt me një goditje dënimi godet, por topi përfundon fare pranë shtyllës.

Maunt godet fare pranë shtyllës on Vidnews.

65′ Kroacia nuk tregohet e saktë përpara porte me Ante Rebiç i cili nuk e shfrytëzon rastin për të barazuar shifrat.

64′ Foden ndëshkohet me karton të verdhë.

61’ Herri Kejn humbet shansin e artë dy metra nga porta për të dyfishuar rezultatin.

Shansi i artë i Herri Kejn on Vidnews.

57’ GOOOOOOOL ANGLIA 1-0! Rahim Stërling zhbllokon supersfidën, pas një super aksioni ku sulmuesi i Mançester Sitit gjendet përpara portës dhe nuk gabon duke shënuar dhe ndëshkuar kroatët.

Goli i Stërling on Vidnews.

55′ Modriç provon nga jashtë zone, por topi përfundon drejt e në duart e portierit Pikford.

Modriç provon jashtë zone on Vidnews.

52′ Ndeshje tepër e luftuar nga të dyja krahët, ku skuadrat janë të fokusuara në mesfushë për të vertikalizuar apo për të dhënë pasimin e fundit për gol.

48’ Kovaçiç ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli të shkaktuar ndaj Maunt.

46′ NIS PJESA E DYTË!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

43′ Tripier godet nga goditja e dënimit, por topi përfundoi në murin mbrojtës.

42′ Kaleta është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë.

39′ Anglia mundohet të shtyjë përpara, por anësori ngre flamurin lart për t’i treguar se ndodhet në pozicion jashtë loje.

36′ Ishullorët mundohen të depërtojnë me Stërling në zonë, por kombëtarja ballkanase është e pozicionuar mirë në fazën difensive.

27’ Perisiç kishte shansin e artë për të realizuar, por topi përfundoi shumë larg portës.

Perisic humbet rast per gol on Vidnews.

25’ Stërling provon nga jashtë zone por topi përfundoi larg portës.

20′ Anglezët po mundohen të depërtojnë në mbrojtjen kroate, por pa mundur dot. Skuadra e Sauthgejt po dominon lojën në këto 20 minuta.

16′ Gjatë një goditje këndi Herri Kejn mundohet të godasë me kokë, por anësori ngre flamurin lart ku sulmuesi i Totenhemit ndodhet në pozicion jashtë loje.

8′ Anglia tregohet e rrezikshme teksa përsëri shpërdoron raste për golin e parë të takimit.

6’ Anglia e nis furishëm, pas një kundërsulmi, Foden ishte i pafat teksa godet shtyllën.

Foden godet shtyllën on Vidnews.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

ANGLI – (4-2-3-1): Pikford; Uoker, Stons, Mings, Tripier; Filips, Rajs; Stërling, Maunt, Foden; Kejn. Trajner: Gerreth Sauthgejt.

KROACI – (4-3-3): Livakoviç; Vrsaljko, Vida, Kaleta, Gvardiol; Modriç, Brozoviç, Kovaçiç; Perisiç, Kramariç, Rebiç. Trajner: Zlatko Daliç.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *