LIVE| Angli-Skoci/ Xhejms bën heroin, shpëton “3 Luanët” nga pësimi i golit (VIDEO)






Ka startuar në orën 21:00 në stadiumin “Wembley”, sfida e raundit të dytë të Grupit D në EURO 2020, derbi i Britanisë së Madhe, Angli-Skoci.

WEMBLEY

Pas fitores ndaj Kroacisë, kombëtarja e “3 Luanëve” do të synojë triumfin për të siguruar një biletë për raundin tjetër. Ndërsa kombëtarja e Skocisë do të kërkojë tri pikët e para në EURO 2020 ku përballë do të kenë një ndër kundërshtarët më të vështirë të këtij kompeticioni.

Anglia dhe Skocia janë ndeshur 114 mes tyre, duke e bërë ndeshjen ndërkombëtare më të luajtur në historinë e futbollit botëror. “Tre Luanët” kanë regjistruar 48 fitore ndaj 41 të “Tartanëve”, ndërkohë që 25 takime kanë përfunduar në barazim.

Golavarazhi flet për anglezët 203-174. Anglia dhe Skocia janë ndeshur për herë të parë në një ndeshje zyrtare në Glasgou më 30 nëntor 1872 dhe gjithçka ka përfunduar 0-0. Por, vetëm 1 herë më parë, ata janë përballur në një ndeshje turneu: në “Euro 1996”, gjithnjë në “Wembley” dhe në fazën e grupeve, ndeshje që “Luanët” e fituan 2-0.

Anglia dhe Skocia janë në të njëjtin grup edhe me kombëtare si Kroacia dhe Çekia.

LIVE: ANGLI-SKOCI 0-0

KOMENTI LIVE: 

76′ Edhe Skocia kryen zëvendësimin e parë, Gilmur i lë vendin Armstrongut.

74′ Tjetër zëvendësim te Anglia, largohet Kejn, i cili gjatë gjithë ndeshjes ishte në hije, vendin e tij e merr Rashford.

63′ Anglia kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Foden në vend të tij Grealish.

62′ Xhejms bën heroin, duke shpëtuar Anglinë. Mbrojtësi largon topin mbi vijën fatale. Me fat “3 Luanët”.

54′ Anglia nuk heq dorë nga sulmet, kësaj here ishte Xhejms që provoi nga distanca, por pa sukses!

48′ Maunt provon me një predhë nga distanca, por grushton aty, portieri Marshall, që largon rrezikun në këndore.

46′ Starton pjesa e dytë, Anglia hidhet menjëherë në sulm në kërkim të golit të avantazhit.

45′ Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura. 

38′ Skocia provon të rrezikojë nga goditja e këndit, por pa sukses.

30′ Mundësi e shkëlqyer për Skocinë me anë të numrit 2 Odonell, por fantastik portieri i Anglisë, Pikford, i cili bën një ndërhyrje shpëtimtare, pas tentativës fluturimthi të futbollistit skocez.

29′ Tjetër shans për Anglinë me Herri Kejn, por gjuajtja e tij me kokë shkon jashtë kuadratit. Kapiteni provoi me një planzhon, por pa sukses.

25′ Përballje tepër e luftuar me duele të shumta kryesisht në repartin e mesfushës. “3 Luanët” e Sauthgejt shfaqen më kërkues, duke iu afruar më shumë golit të avantazhit.

13′ Tjetër rast i artë për Anglinë, kësaj here ishte Maunt, që pas asistit të Stërling, gaboi nga shumë pranë vijës fatale.

11′ Shtylla i mohon golin e avantazhit mbrojtësit Stons, i cili pas një harkimi nga këndi, provoi me kokë, por fati ishte me skocezët.

10′ Anglia merr frenat e lojës në dorë dhe avancon përpara.

3′ Rastin e parë të rrezikshëm e krijon Skocia me Adams, tentativa e tij ndalet nga Stons. Drithërima në portën e anglezëve.

1′ Starton derbi i Britanisë së Madhe!

FORMACIONET ZYRTARE –

ANGLIA – (4-2-3-1): Pikford; Xhejms, Stons, Mings, Shou; Rajs, Filips; Foden, Maunt, Stërling; Kejn. Trajner: Gerreth Sauthgejt.

SKOCIA – (3-4-1-2): Marshall; MekTominej, Henlej, Tiernej; O’Donill, MekGin, Gilmur, MekGregor, Robertson; Dajks, Adams. Trajner: Stiv Klerk.

for

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *