LIVE/ “Anglia nuk bëri ndonjë gjë të madhe”, flet Reja: Ja çfarë ndodhi me Kamberin

SHPËRNDAJE

Shqipëria luan ditën e nesërme, ndeshjen e tretë eliminatore për Botërorin “Katar 2022”, teksa përballë do të kemi San Marinon, duke filluar nga ora 20:45. Në prag të kësaj ndeshje, në konferencë për shtyp ka dalë trajneri Edi Reja, i cili u shpreh: 

bandicam 2021-03-30 17-40-53-402

KAMBERI– Më vjen keq që qarkullojnë lajme të tilla. Nuk ka një çështje Kamberi në Kombëtare. I është nënshtruar analizave, nuk kishte gjë aty, por lojtari ka thënë se ndjente dhimbje. Nuk mund ta aktivizonim ndaj Anglisë, pasi kishte dhimbje. Lojtari është këtu me ne dhe do të kthehet te klubi, pasi nuk është në gjendje të luajë. Kam mundësi zgjedhje dhe do të luajnë lojtarët që janë gati. Nëse një lojtar nuk është gati, nuk mund ta vendos në presion dhe t’i hap probleme.

ATMOSFERA– Pas një humbje është gjithmonë njësoj. Mund të them se bëmë një ndeshje të mirë ndaj një rivali si Anglia. Luajtëm mirë në mbrojte. Nuk dolëm dot në lojën tonë, siç donim, pasi ishim përgatitur, ndryshe, për t’i kapur në kundërsulme. Anglia nuk është se bëri ndonjë gjë të madhe, por siç e dimë, kanë lojtarë me kualitete dhe e zgjidhin ndeshjen.

NË PËRDITËSIM…

PANORAMASPORT.AL





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *