LIVE| Austri-Maqedoni e Veriut/ Dy gola në pjesën e parë, austriakët i bëjnë një “dhuratë” Pandevit (VIDEO)






Është duke u luajtur duke nisur nga ora 18:00, sfida Austri-Maqedoni e Veriut sfidë e vlefshme për Grupin C ku bëjnë pjesë gjithashtu dhe Kroacia dhe Anglia.

mac

Maqedonia e Veriut vjen si debutuese në kompeticion një arritje historike kjo nga ballkanasit të cilët pritet tu hapë probleme kundërshtarëve në grupin e saj.

Në skuadrën maqedonase bëjnë pjesë dhe 6 shqiptarë.  Nga këta, Musliu, Alioski, Ademi dhe Enis Bardhi do ta nisin si titullarë sfidën e sotme duke hyrë në histori ndërsa mesfushori i Partizanit, Ferhan Hasani dhe mbrojtësi i Shkëndijes, Egzon Bejtullai do ta nisin nga stoli.

Sfida do të luhet në Bukuresht të Rumanisë dhe premton spektakël pasi maqedonasit do të kërkojnë të japin maksimumin në këtë sfidë.

LIVE: AUSTRI-MAQEDONIA E VERIUT 1-1

Lainer 18′ / Pandev 28′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.

42′ Trajkovski është futbollisti i parë i sfidës i ndëshkuar me kartonin e verdhë.

35′ Pas golit të pësuar, austriakët janë hedhur në sulm, të kërkim të rrugës së rrjetës, por mbrohen mirë futbollistët e Maqedonisë së Veriut.

28′ GOOOOOL MAQEDONA E VERIUT 1-1/ Gafë e austriakëve, përfiton aty 37-vjeçari Pandev, që nuk fal duke tundur rrjetën. 

22′ Pranë golit të dytë austriakët, pas harkimi të rrezikshëm të Sabitzer, por vendimtare ndërhyrja e portierit Dimitrevski.

18′ GOOOOL AUSTRIA 1-0/ Zhbllokohet sfida, austriakët në avantazh. Pas një asisti të Sabitzer, futbollisti Lainer, përfiton nga përgjumja e mbrojtjes maqedonase, duke gjetur golin e avantazhit. 

10′ Enis Bardhi provon të jap një asist për Pandev brenda zonës, por i vëmendshëm aty portieri austriak, i cili del dhe kontrollon gjithçka.

5′ Përballja nis e luftuar, me të dyja skuadrat që kërkojnë të ndërtojnë aksione të rrezikshme në portat respektive.

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

 PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *